Kontrabandë / Naftë nga Mali i i Zi në Shqipëri, arrestohen 8 persona

Anxhela Tato

Hetimet, brenda 2 muajve u fut në mënyrë ilegale 80 mijë litër naftë

Karburanti ngarkohej nëpër peshkarexha, të cilat e sillnin në portin e Durrësit

 

dallgaBrenda 2 muajsh, nga Mali i Zi janë futur në Shqipëri 80 mijë litra naftë kontrabandë. Tre peshkarexha sillnin naftën kontrabandë në portin e Durrësit dhe më pas ajo nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve te ndryshme dhe çohej në disa pika të vogla te shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës. Jo vetëm kaq, peshkarexhat transportonin dhe pije alkoolike kontrabandë, të cilat më pas shiteshin në qendrat tregtare të Tiranës. “Dallga”, operacioni i policisë së qarkut të Durrësit ka vënë në pranga 8 persona, 1 është në hetim në gjendje të lirë, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për akuzën e kontrabandës me mallra qw paguhet aksizë. Nga hetimi dymujor i ndërmarrë nga Sektori Kundwr Krimit Ekonomik rezultoi se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe realizuar kontrabandimin e sasive të konsiderueshme të naftës dhe pijeve alkoolike. “Gjatë periudhës së hetimit është provuar se janë kontrabanduar rreth 80.000 litra naftë”, – thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit.

Arrestimi dhe sekuestrimi

Në pranga janë vënë Zyhra Vokshin, Ahmet Mashën, 30 vjeç; Ardian Cani, 38 vjeç; Emiljano Kuçi, 32 vjeç; Eugen Hysa, 37 vjeç; Irgen Balla, 33 vjeç; Arber Çerkini, 26 vjeç; Altin Imeraj, 20 vjeç nga qyteti i Durrësit. Burimet bënë të ditur se janë shpallur në kërkim Fundim Masha, 29 vjeç, dhe Kujtim Brahimi, 50 vjeç, që të dy nga qyteti bregdetar. Në këtë operacion, policia tha se janë bllokuar edhe tre motopeshkatore dhe një sasi karburanti. Anijet e peshkimit “Ernaldo”, “Rovana” dhe “Iliria”, ngarkoheshin me nga 20.000 litra karburant në portet e Malit të Zi dhe me të mbërritur në portin e Durrësit, karburanti transportohej me automjete dhe depozita të vogla drejt bizneseve të ndryshme në Shijak dhe Durrës, duke shmangur pagesat e akcizës. Gjatë bllokimit të motopeshkatoreve, në portin e Durrësit janë sekuestruar 3 mijë litra karburant, 110 arka me verë dhe 10 depozita plastike, tha Policia. Personat e ndaluar janë kryesisht pronarë ose punonjës të motopeshkatoreve dhe të pikave të tjera të karburantit. Pijet alkoolike përfundonin në qendrat e mëdha tregtare, në pronësi të 60-vjeçares Zyhra Vokshi.

Hetimet

“Nga aktet e referuara nga policia gjyqësore ka rezultuar se më datë 19 shtator, rreth orës 10:00 në vendin e quajtur “Unazë e Plepave”, në lagjen nr.14 në Durrës, janë konstatuar automjetet e markës Mercedez Benz me targë DR xxxxxx dhe i markës Ford Tranzit me targë xxxxxx, në të cilët ndodheshin disa bidonë plastik me naftë, e cila dyshohej se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë në automjetin me targë DR xxxxxx është konstatuar një depozitë metalike e montuar si shtesë në automjetin e tij, e cila përdorej si depozitë shtesë për të transportuar naftën që hynte në mënyrë të paligjshme. Në këto kushte, duke pasur dyshime se këta persona kishin lidhje me pronar të anijeve të ndryshme (Peshkarexha) ka filluar procedimi penal ndaj shtetasit shtetasit I. Beshi, për veprën penale kontrabanda me mallra që paguhet akcizë, të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal dhe ka vijuar hetimi i mëtejshëm, me metoda speciale te hetimit. Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve është konstatuar se ky shtetas naftën, të cilën e tregtonte, e kalonte kontrabandë nëpërmjet portit të Durrësit, duke e shitur më pas në rrugë. Nga hetimet janë identifikuar personat, të cilët kishin anijet e peshkimit, si dhe mjete të ndryshme të transportit, duke vendosur serbatorë shtesë që shërbente për kalimin e naftës në mënyrë të kamufluar. Pas identifikimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, ka vijuar më tej kryerja e veprimeve hetimore me metoda speciale të hetimit dhe për bashkëpunëtorët”, pjesë nga materiali i prokurorisë.

 

Pjesë e të arrestuarve pronarja e disa dyqaneve në QTU dhe TEG, kontrabadonte verë

“Nafta sigurohej në portet e Malit te Zi nga tre peshkarexha, të cilat mbushnin në kapacitete maksimal depozitat e tyre, sasia prej 20.000 litra nafte secila. Më pas ankoroheshin në Portin e Durrësit dhe gjatë ditëve që qëndronin aty, kjo naftë nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve të ndryshme të sajuara me cisterna dhe depozita në brendësi të tyre, me qëllim shmangien e detyrimit doganor. Më pas karburanti çohej në disa pika të vogla të shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës, të cilat janë goditur gjatë këtij operacioni,”- thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë që nuk kontrabandohej vetëm nafta, policia e Durrësit informon se njëra prej të arrestuarve, Zyhra Vokshi, e cila ishte pronare e dyqaneve në qendrat tregtare TEG dhe QTU merrte verën në Mal të zi dhe e shiste në dyqanet e saj në dy qendrat tregtare. “Paralelisht me naftën e arrestuara Zyhra Vokshi  kontrabandonte edhe pijet alkoolike, kryesisht verë të cilën e shiste ne dyqanet e saj në qendrat tregtare TEG dhe QTU”, – thuhet në njoftimin e bluve të Durrësit. Policia informon se po hetohet dhe implikimi i zyrtarëve dhe autoriteteve te ndryshme shtetërore në realizimin e kësaj kontrabande. Operacion u krye nw bashkwpunim me Prokurorinw e Rrethit Gjyqwsor Durrës, dhe Forcwn e Posaccme operacionale nw Drejtorinw e Përgjithshme të Policisë Shtetit. Dosja i ka kaluar prokurorisw pranw Gjykatws Shkallws Parw Durrws, pwr hetim tw mwtejshwm pwr veprën penale të kontrabandws me mallra qw paguhet akcize, te parashikuar nga neni 172/25 i Kodit Penal. Janë sekuestruar 3 anije peshkimi të llojit “Rovata”, “Iliria” dhe “Ernaldo”; 11 automjete; 3000 litra naftë; 10 çisterna plastike dhe 110 arka me verë.

 

Vetëvaret në banesë 57-vjeçari, vuante nga depresioni

Një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës së duke u vetëvarur në banesën e tij, në rrugën “Besim Alla”, në kryeqytet. Burime nga policia njoftojnë se viktima është Pëllumb Lamçja me origjinë nga Erseka që prej pak kohësh ishte zhvendosur në Kombinat të kryeqytetit. Ai është gjetur nga djali i tij, pasditen e së shtunës. Uniformat blu njoftojnë se 57-vjeçari vuante nga depresioni dhe kohët e fundit kishte shfaqur çrregullime mendore. Nga hetimet e para, është mësuar se si mjet për t’i dhënë fund jetës, Lamçja ka përdorur një litar të improvizuar.

 

Adriatik Llalla: Prioritet zbardhja e vrasjes për gjakmarrje

“Çdo prokuror do të vlerësohet se sa rezultat jep në hetimin e vrasjeve për gjakmarrjeve”. Me këtë daklaratë të bërë nga Shkodra, kryeprokurori Adriatik Llalla do të tregojë se prioritet i organit të akuzës është edhe gjakmarrja. Llalla ishte i pranishëm në një tryezë me temë “Gjakmarrja dhe sfidat e drejtësisë”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues vendorë, ata fetarë, diplomatë të huaj, Avokati i Popullit. Ambasadori i mbretërisë së bashkuar Nicolas Canon pati një reagim të ashpër ndaj OJQ-ve dhe disa zyrtarëve të qeverisjes vendore, të cilët sipas tij në këmbim të parave kanë lëshuar certifikata false gjakmarrje qytetarëve, që këta të fundit kërkojnë azil në vendet e BE-së.

 

 

 

 

Vrasja e Dritan Lamajt

Merret në pyetje Arben Frroku: Kam pasur konflikte, por nuk e vrava unë

“Konfliktet e mia me Dritan Lamajn i kam denoncuar në organet përkatëse dhe hetimin e tyre e kam lënë në dorën e tyre. Nuk kam lidhje me vrasjen e tij”, – pjesë nga dëshmia e Arben Frrokut.  Biznesmeni, i dyshuar si autori i vrasjes së ish-shefit të Komisariatit Nr.6 Dritan Lamaj, është marrë në pyetje mbi gjashtë orë nga ana e prokurorëve të Krimeve të Rënda. Në qelinë e tij janë paraqitur tre përfaqësues të institucionit të akuzës, së bashku me dy oficerë policie dhe mbrojtësin e të pandehurit Frroku. Mësohet se i pandehuri nuk i është shmangur asnjë përgjigjeje dhe ka ritheksuar disa herë se nuk është ai autori i ekzekutimit. Para prokurorëve Frroku ka treguar me detaje itinerarin e lëvizjeve dhe ka referuar pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë. Ndërsa ka pohuar për konfliktet e herëpashershme me të ndjerin Lamaj, ngjarje për të cilat ka parë të arsyeshme zgjidhjen në rrugë ligjore. “Është e vërtetë që kam pasur konflikte të herëpashershme me Dritan Lamaj, i cili më ka shoqëruar disa herë në komisariat. Por për këto ngjarje unë i janë drejtuar organeve të drejtësisë dhe e kam pritur nga ato zgjidhjen. Në momentin e ekzekutimit të Dritan Lamajt unë isha jashtë Tiranës, në afërsi të Elbasanit. Këtë pretendim unë e mbështes tek pamjet filmike që kanë kapur kamerat e sigurisë të disa karburanteve dhe lokaleve në rrugën nacionale, por kjo mund të vërtetohet edhe nga vendndodhja e telefonit celular”, – ka dëshmuar Arben Frroku. Ndërkohë që i ka cilësuar si të pavërteta dhe sajesë thëniet e dëshmitarit, i cili është marrë në mbrojtje nga ana e prokurorisë. Arben Frroku është pyetur edhe në lidhje me intervistën e dhënë në televizionin “ABC News”, pak ditë nga arrestimi në qelinë në Selanik. Një kopje e kësaj interviste është e depozituar në prokurori.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :