Arbër Mitro, u vra mes shokëve të tij. Autori Elton Bajraktari, vetëdorëzohet në polici
Konflikti për zhurmat poshtë pallatit ka sjellë vrasjen e 21-vjaçari në Tiranë. Ngjarja e rëndë është rregjistruar në rrugën “Don Bosko”, ku viktima Arbër Mitro, është qëlluar pabesisht pas shpine disa herë me thikë nga 27-vjeçari i quajtur Elton Bajraktari. Mitro është rrëzuar në tokë, teksa nga plagët ka humbur shumë gjak. Ai ka vdekur rrugës drejt spitalit ushtarak, ndërkohë që rrethi shoqëror që ishte me të është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi e kanë ndjerë vetën shumë të trembur nga ajo që ndodhi. Të parët që kanë shkuar dhe ndihmuar Arbër Mitron, kanë qënë disa banorë të rrugës “Don Bosko”, ndërkohë që pikërisht ata e kanë hipur në një makinë dhe me urgjencë e kanë nisur drejt spitalit. Por ndihma e tyre ka qënë e kotë, pasi sipas bluzave të bardha të këtij spitali, 21-vjeçari ka humbur një sasi të madhe gjaku, pasi nga goditjet me thikë, ai i janë prerë organet jetësore. Lidhur me këtë ngjarje janë informuar forcat e policisë së komisariatit nr.3 të cilat kanë bërë veprimet e nevojshmë në vendin e krimit, me qëllim sqarimin e plotë të vrasjes së 21-vjeçarit.
Ngjarja
Pas goditjes më shumë se tre herë me thikë, autori i krimit ka lënë të përgjakur 21-vjeçarin dhe është larguar në drejtim të paditur. Elton Bajraktari është indetifikuar nga ana e policisë brenda një kohë të shkurtër, pasi sipas dëshmive të mbledhura poshtë pallatit, gjithçka mes viktimës dhe autorit të krimit kishte ndodhur për zhurmat që Arbër Mitro së bashku me disa shokë të tij bënin poshtë pallatit. Bajraktari u ka kërkuar disa herë që të largoheshin ose të ulnin tonin e zërit, por në fakt një gjë e tillë nuk është bërë nga grupi i të rinjve. Për pasojë Elton Bajraktari ka zbritur poshtë pallatit dhe fillimisht ka filluar të debatojë ashpër dhe më pas të konfliktohet fizikisht me Arbër Mitron. Mirëpo pas ndërhyrjes së disa personave të tjerë, sheri për një moment është shuar dhe se dy protagonistët janë larguar. Por një gjë e tillë nuk ka zgjatur shumë dhe se autori i krimit është rikthyer sërisht. Këtë herë ai kishte marrë me vete një thikë dhe se me të e ka qëlluar pas shpine dhe pa paralajmërin 21-vjeçarin, duke e lënë të shtrirë në tokë dhe të mbytur në gjak.
Vetëdorëzimi
Menjëherë pas kryerjes së krimit Elton Bajraktari, ka nxituar të largohet nga vendgjarje, për ti shpëtuar arrestimit të policisë dhe syrit të dëshmitarëve. Për rreth një orë ai ka mundur të largohet në drejtim të paditur, duke mos u vënë në pranga, por sa mësohet policia e kryeqytetit kishte kryer identifikimin e tij dhe se kishte arritur të hynte në negociata me familjarët, në mënyrë që djali i tyre të vetëdorëzohej. Një skemë e tillë ka funksionuar, dhe se familjarët kanë marrë kontakt me Elton Bajraktarin dhe për pasojë, ky i fundit është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës. Gjatë marrjes në pyetje për disa minuta me rradhë, Bajraktari ka treguar me imtësi të gjitha të rrethanat e ndodhjes së vrasjes së 21-vjeçarit, dëshmi kjo që është shoqëruar edhe me pendesën e thellë të kryerjes së vrasjes. Pavarëisht kësaj, materialet hetimore ndaj Bajraktarit ju dërguan prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Vrasjes me dashje”. Pritet që në ditët në vijim Bajraktari të dalë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë të arrestit në burg.




