Konfirmohet ‘shuplaka’ gjermane për Ramën/ Ngecin negociatat, bllokohet integrimi në BE

Konfirmohet ‘shuplaka’ gjermane për Ramën/ Ngecin negociatat, bllokohet integrimi në BE

Ngecin negociatat me Bashkimin Europian!

Tashmë është zyrtare, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është bllokuar.

Këshilli i Bashkimit Europian ka konfirmuar për mediat se nuk është miratuar Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (Interim Benchmark Assessment Report ose IBAR

Ai vlerëson nëse një vend kandidat ka përmbushur kriteret kryesore të shtetit të së drejtës, veçanërisht në kapitujt e negociatave për: drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat themelore.

Këto lidhen kryesisht me kapitujt 23 dhe 24, që në negociatat e BE-së konsiderohen më të rëndësishmit.

Por pa miratimin e IBAR nuk mund të mbyllet asnjë kapitull negociatash.

Metodologjia e re e zgjerimit të BE-së e kërkon këtë raport si kusht për të ecur përpara në negociata.

Në dy mbledhje të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe vendet Negociuese me BE (COELA), më 6 dhe 13 mars, raporti është diskutuar nga ambasadorët e vendeve anëtare, të cilët fillimisht do duhet të arrijnë një dakordësi në parim, përpara se ta miratojnë.

Por në rastin e Shqipërisë, një vendim po shtyhet për në kalendat greke.

“Ka gjasa që edhe shumë mbledhje të tjera të COELA-s ta trajtojnë këtë çështje në javët dhe muajt në vijim”, thekson Brukseli.

Burime diplomatike shpjegojnë se në krye të vendeve që nuk duan të miratojnë raportin IBAR qëndron Gjermania, anën e së cilës kanë mbajtur dhe disa shtete të tjera.

IBAR është si një “portë kryesore” e negociatave – nëse hapet, rruga drejt BE bëhet shumë më e shpejtë.

Nëse IBAR miratohet pozitivisht, Shqipëria mund të përshpejtonte negociatat dhe mund të fillonte mbylljen e kapitujve. Por duke mbrojtur Belinda Ballukun dhe veten e tij indirekt, Edi Rama po bllokon integrimin. Negociatat mund të zgjasin kështu për shumë e shumë vite.

Share it :