Konferenca e katërt “Ballkani Perëndimor”/ Kreu i PD-së: Mazhoranca thellon sulmet ndaj institucioneve, konsensusi politik, rruga drejt BE-së

Florenc Drizari

 

Lulzim Basha: Opozita, zero kushte për integrimin e vendit në Bashkimit Evropian

 

basha ne bpKreu i opozitës shqiptare kritikoi nismat e fundit të mazhorancës, duke i cilësuar ato si thellime të konfliktit mes mazhornacës dhe institucioneve të pavarura në vend. Basha iu referuar “konfliktit” mes kreut të shtetit dhe ekzekutivit për çështjen e kompetencave në emërimin dhe lirimin e funskionarëve të lartë të ushtrisë.

“Fatkeqësisht kemi një rinovim të sulmeve ndaj institucioneve kushtetuese, siç është Presidenti i Republikës, të cilat vazhdojnë edhe këtë javë, me përpjekjen tashmë të bërë publike të mazhorancës për t’i hequr kompetencat kushtetuese dhe ligjore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Këto hapa si dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave, pra krijimi i pasigurisë juridike në vend, krijojnë një klimë jashtëzakonisht të pafavorshme për vendin, përkeqësojnë imazhin e vendit dhe padyshim, vështirësojnë një vendimmarrje pozitive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”.-tha Basha.

Këto qëndrime Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri gjatë pjesmarrjes së tij në konferencën e katërt “Ballkani Perëndimor: Nga Stabilizimi në Anëtarësim“, organizuar në Bruksel nga grupi parlamentar i PPE-së, në Parlamentin Europian.

Në këtë konferencë, liderë politikë nga vendet e rajonit kanë diskutuar me eurodeputët për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e secilit vend për anëtarësim në BE.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mbështetjen pa kushte të PD-së për procesin e integrimit të vendit, i cili është vënë në rrezik serioz nga mazhoranca.

“Ishte një rast shumë i mirë për të përforcuar qëndrimin tonë në mbështetje të plotë të statusit kandidat për Shqipërinë. Qëndrim i cili vjen jo vetëm pas reformave të suksesshme të Partisë Demokratike në qeverisje, që bënë të mundur rekomandimin pozitiv të Komisionit por edhe pas zgjedhjeve të 23-qershorit të organizuara nga qeveria e Partisë Demokratike, në mënyrë shembullore, siç u cilësua edhe nga disa prej parafolësve në konferencë dhe për politikën e PD në opozitë, zero kushte për integrimit europian të vendit”,-deklaroi kreu i opozitës.

Sipas Bashës në Bruksel ka akoma shumë paqartësi dhe skepticizëm për çështjen e statusit, ndaj dhe puna opozitës tha ai, nuk ka reshtur për t’i dhënë mbështetje maksimale këtij hapi kaq të rëndësishëm për vendin. Në një reagim për mediat, Basha kritikoi edhe punën e qeverisë, duke thënë se “skepticizmit në Bruksel i ka shërbyer përmes një ofensive të re ndaj institucioneve të pavarura, përmes një rekordi në përkeqësim, në raport me administratën publike, ku jo vetëm nuk është ndalur fushata e spastrimeve por është intensifikuar ajo, dhe nga ana tjetër kemi pasur një fushatë emërimesh të personave me precedentë penalë apo të dënuar nga drejtësia”.

Më tej kreu i PD-së theksoi se pavarësisht nga kjo situatë, opozita shqiptare ka vendosur dhe po vazhdon veprimtarinë e saj në dobi të marrjes së statusit kandidat, duke argumentuar se kjo është një etapë për të cilat Shqipëria i përmbushi detyrat e ngarkuara.

përfitoi rekomandimin pozitiv dhe në të njëjtën kohë, duke e bërë të ditur se procesi që na pret përpara, hapja e negociatave, do të jetë një mundësi e shtuar që Bashkimi Europian, institucionet e BE, por edhe opozita shqiptare të vënë para përgjegjësisë institucionet e vendit për të mos zhbërë standardet e arritura, siç po bëjnë sot e gjithë ditën, por për t’i ruajtur ato dhe për t’i avancuar si e vetmja rrugë për të përfunduar me sukses integrimin e vendit në Bashkimit Europian.”

 

 

Kryetari i Grupit të PPE-së, Daul: E ardhmja e rajonit është në BE

Kryetar i Grupit të PPE-së, Joseph Daul, në Parlamentin Europian dhe President i PPE-së, ka ofruar mbështetjen e te djathtës europiane për anëtarësimin e rajonit në BE.

“E ardhmja e rajonit është në BE, në Europën e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, vlerave të përbashkëta të paqes, bashkëpunimit, prosperitetit të përbashkët, interesave të përbashkët. Ne mësojmë nga sukseset dhe gabimet e fqinjëve tanë. Sllovenia dhe Kroacia janë shembuj të mirë edhe pse ka dhjetë vjet diferencë midis anëtarësimeve të tyre. Ata ju kanë treguar rrugën e drejtë për të ndjekur. Një shembull tjetër i rëndësishëm është marrëveshja e 19 prillit midis Serbisë dhe Kosovës, që mbyll një nga kapitujt më të komplikuar në kolapsin e Jugosllavisë, duke i hapur rrugën integrimit europian të këtyre dy vendeve.”-ka thënë Daul.

 

 

Kukan: Pa një politikë konsensuale, nuk ka hapa përpara për status

Kryetar i delegacionit për Marrëdhëniet me Shqipërinë, Bonjën-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, deklaroi pas samitit për “Ballkanin perëndimor”, se pa një politikë konsensuale mes përfaqësuesve kryesorë politik në vend, nuk do të ketë ecje para në proceset integruese për Shqiëprinë. “Shqipëria pret që të marrë statusin e vendit kandidat në qershor të këtij viti. Më besoni, ne të gjithë urojmë, që Shqipëria ta marrë këtë status dhe shpresoj që kjo të ndodhë. Por, është shumë e rëndësishme që vendi të arrijë atë që i është kërkuar nga samiti i dhjetorit, që ka të bëjë me krijimin e një rekordi arritjesh në reformat kyçe të integrimit. Pa një politikë konsensuale, pa vendosur një vijimësi të një situate politike të qetë, stabile e të qëndrueshme e konsensuale nuk ka hapa përpara për status dhe ecjen e mëtejshme me integrimin e vendit. Kështu që, ne i kërkojmë kolegëve tanë që të arrijnë këtë. Është një proces i gjatë, por kjo vazhdimësi e stabilitetit politik është shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe vendin për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit”.

Share it :