“Kompania e basteve e vëllait të Ramës po “përmbyt” Kosovën”

Në një kohë që kryeministri Edi rama ‘bërtet’ me të madhe se do tu japë fund kompanive të basteve në vend, BastArena e Olsi Ramës përveçse në Shqipëri, ka hapur sallone edhe në Kosovë. Denoncimi i qytetarit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, përmes rrjetit social facebook.

Mesazhi tek Berisha

Bastarena e vëlla Olsit pushton edhe Prishtinën! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb “Pershendetje Doktor, jam nje qytetar nga Prishtina. Edi Rama po krenohet se kinse do i mbyll bastet ne Republiken e Shqiperise, mirepo ne Kosove, posaqerisht ne Prishtine vecse kane fillu me lulezu bastet kompanise se vella Olsit.

Kjo eshte pika qe sapo e ka hap mu ne qender te Prishtines, shume prane menzes se studenteve. Kjo eshte reklama gjigante e bixhozgjiut Rama e cila po infekton popullin e kosoves, respektivisht qytetaret e Prishtines!”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :