KM, fatura e një të çmenduri, që ne paguajmë !

KM, fatura e një të çmenduri, që ne paguajmë !

Nga Basir Collaku

Në 2006 dhe 2008 Rama dhe partia e tij nuk kanë pranuar të votojnë dënimin e krimeve të komunizmit. Diktaturës më të egër në Evropë
Në.2025 nuk pranojnë të votojnë dënimin e genocidit serb në Kosovë ndaj shqiptarëve
Në 2026 kërkon Evropës me një bashkëshkrim në medien gjermane, që ai bashkë me zëdhënësin e Milosheviçit, vëllanë e tij serb Aleksandër Vuçiç, të jenë bashkë si gjysmapula e jo të anëtarësuar në BE. Një antishqiptarizëm që xhelozon Beogradin dhe serbët.
Sulmon Gjermaninë si armike, e flet për Shqipërinë si mjalti kinez në Europë
Hardalloset se është ai,.e jo amerikanët, themelues të drejtësisë dhe bëhet Ndoc Rroku i saj, duke e luftuar çdo ditë kur ajo shkon në zyrën e tij.
Po në 2026 kur Europa e kërbaços çdo javë e ditë, kthehet të shpallë Iranin sponsor terrorist për të hyrë pak në vëmendje amerikane.
Në sajë të lobistëve izraelitë, ata kurrë nuk punojnë falas dhe lirë, arriti të mori një fletë nderi pas pak orësh.
Po të kishte shans ta mundësonte, ai do ta bindte Gardën Revolucuonare të hidhte ndonjë raketë nga viset tona, e ky të bëhej komandant lufte, hero shpëtues.
Po lidhjet e tij me kartele narcos ndërkombëtare, të sanksionuara si terroriste nga SHBA, përse nuk u qëndis ndonjë rezolutë ?!
Pa u tharë letra e votës së sevdasë hipokrite e servile e paduhur e pakërkuar, ndaj amerikanëve, u kërcet e jep tendera rusëve e kinezëve
Ka kohë!
Është individi me rrezikshmërinë më të lartë shoqërore në Shqipëri prej së paku 15 vitesh. !
Asnjë bandë horrash
Organizatë trafikantësh kokaine
Grup kriminal
Vatër Mafioze
Fqinj apo etni antishqiptare
Askush:
Nuk e ka shpartalluar, rrënuar, varfëruar, drogëzuar, analfabetizuar, poshtëruar, kuplarizuar, grabitur, shkombëtarizuar, autokratizuar, Shqipërinë dhe shqiptarët, si ky gjatësi zaptuese.
Ai është peng dhe i çmendur !
Por faturën asgjësuese e paguajnë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit…

Share it :