Klodiana Lala: Prokurorët e Durrësit po varrosin hetimet për Kurum, qëllimisht nuk “gjejnë” ekspert

Klodiana Lala: Prokurorët e Durrësit po varrosin hetimet për Kurum, qëllimisht nuk “gjejnë” ekspert

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për skandalin e mbetjeve të dyshuara toksike të kompanisë Kurum, e cila po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, por ende nuk janë kryer analizat e mbetjeve.

Lala tha se hetimi po “varroset” dhe se duhet ti kalojë SPAK.

Ka muaj që prokuroria kërkon ekspert. Kjo mosgjetja e ekspertit është e qëllimtë për ta zvarritur sa më shumë. Është thënë kemi gjetur laborator jashtë vendit, por nuk është sjellë ekspert. Kjo histori mund të zgjatet dhe mbetjet që dyshohen si toksike, janë në Porto Romano dhe ne nuk e dimë fare.

Kam bindjen që qeveria ka interes që çështja të varroset, ka të bëjë me mashtrim dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare, ka të bëjë me Kurum që nuk jep edhe sot shpjegim se ku janë mbetjet, ku janë dërguar, si janë kontrolluar, si kanë qenë numrat e me rradhë

Është histori që përfshin zyrtarë të kompanisë, agjencia kombëtare e mjedisit, dogana, tatimet, ministritë, flet për një aktivitet kriminal që në këndvështrimin tim është grup i strukturuar. Mbajtja në Prokurorinë e Durrësit, është varrosje e çështjes”, deklaroi Lala.

Share it :