Kishat 300-vjeçare bëhen gërmadha

FOTO-KISHA-640x340

Në rrethin e Kolonjës, tri kisha monumente kulture të kategorisë së parë janë shndërruar në gërmadha në këto vite, që po ndiqen edhe nga të tjera prej të njëjtit fat. Bëhet fjalë për kishën e Shën Mëhillit në fshatin Shalës, që daton në shek. XVII. Kësaj kishe i kanë mbetur vetëm rrënojat, ku edhe afresket e saj janë zhdukur fare. Ky objekt i përket kultit ortodoks dhe vetëm sa është e shënuar në letra, duke u lënë krejt jashtë vëmendjes së institucioneve përgjegjëse. Prej vitit 1963, kur është shpallur monument kulture, mbi të nuk është vënë dorë asnjëherë. Për mediat, prifti i zonës, At Kristaq Tase, është shprehur se situata aty është alarmante dhe nga indiferenca e shtetit. Ndonëse është në këtë gjendje, turistët shkojnë në Kishën e Shën Mëhillit. Në të njëjtën gjendje vijojnë të jenë edhe kisha e Shën Mërisë në fshatin Cërckë dhe fjetja e Julincës në Barmash. Situata në fjalë pranohet edhe nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Korçë, të cilët të gjendur përballë mungesës së fondeve janë detyruar të heshtin.

 

Dëmtohen statujat në parkun e Korçës

Rreth 8 skulptura të vendosur në parkun “Rinia” të qytetit të Korçës janë dëmtuar këto ditë. Denoncimi ka ardhur nga vetë mirëmbajtësi i tyre, bashkia e qytetit. Tetë skulpturat janë rrëzuar duke u shkaktuar kështu dëmtime të mëdha. Veprat ishin të autorëve të ndryshëm nga Zelanda, Kina, Italia, Britania e Madhe të cilat janë vendosur aty nga një veprimtari ndërkombëtare mbi skulpturën të bërë në vite në këtë qytet, si dëshmi e kësaj ngjarjeje kulturore.

Share it :