Kina fituesja e madhe e Berlinales 2014

Filmat evropianolindorë fituesit e mëdhej të Festivalit të 64-të Ndërkombëtar të Filmit. 20 filma pati në Berlinalen e sivjtshme nga Evropa Lindore. Fituesit e mëdhej kineastët kinezë.

 

kineziAskush nuk e kishte pritur që filmi kinez “Bai Ri Yan Huo” (Qymyr i zi, Akull i hollë) do të ishte fituesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Filmi i regjisorit Diao Yinan u nderua me Ariun e Artë. Aktori kryesor Liao Fan fitoi edhe një Ari të Argjendtë për rolin e tij të ish-policit Zhang.  “Bai Ri Yan Huo” (Qymyr i zi, Akull i hollë) ishte një nga tre filmat kinezë të prezantuar në garën e këtij viti në Berlinale. Një dëshmi e qartë e forcimit të kinemasë ambicioze në Kinë është edhe Ariu i Argjendtë për xhirimin më të mirë, me të cilën u nderua kameramani kinez Zeng Jian. Ai u nderua për pamjet në dramën “Tui Na” (Masazh i Verbër) të Lou Ye, në të cilin tregohet për punonjësit e verbër apo me probleme shikimi në një sallon masazhi mjekësor.

 

Favoritët që mbetën pas

Filmi “Boyhood” i regjisorit amerikan Richard Linklater, ishte filmi i preferuar si i spektatorëve edhe i kritikëve. Për këtë projekt filmi artistik unik regjisori ka mbledhur për më shumë se një dekadë rresht çdo vit zë njëjtit interpretues përpara kamerës për të bërë të dukshëm se si rrjedhin vitet dhe kalon koha. Megjithatë në Berlin u nderua vetëm me një Ari të Argjendtë për regjisorin Linklater. Filmi i lavdëruar shumë nga kritikët “71” i regjisorit Yann Demange që trajton një dramë nga Irlanda e Veriut nuk fitoi asnjë çmim.

Me Çmimin e Madh të Jurisë u nderua filmi që hapi festivalin ndërkombëtar të filmit të këtij viti në Berlin, “Grand Hotel Budapest” i regjisorit Wes Anderson.

Japonezja 23-vjeçare Haru Kuroki u nderuar për rolin e shërbëtores në filmin “Chiisai Ouchi” (Shtëpia e vogël) me një Ari të Argjendtë. Kurse veterani francez i kinematografisë Alain Resnais u nderua për komedinë e tij “Aimer, Boire et Chanter” (Dashuro, Pi dhe Këndo) me çmimin Alfred Bauer, me të cilin nderohetn filma artistikë që hapin perspektiva të reja. Një nderim i madh ky për një 91-vjeçar.

 

Po tjetër?

Gjermania konkuroi në Berlinale me katër filma. Anna dhe Dietrich Bruggemann, motër e vëlla, u nderuan me një Ari të Argjendtë për skenarin e tyre të dramës psikologjike “Rruga e Kryqit”.

Berlinalja 2014 përfundoi me një bilanc të kënaqshëm. Me 330.000 bileta të shitura u vendos një rekord i ri. Por edhe elementët e tjerë ishin të kënaqshëm. Shumë yje magjepsës nga Hollivudi, filma emocionues me tema shoqërore dhe mjaft argëtim – 10 ditë të suksesshme kushtuar tërësisht filmit.

 

.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.