Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Albin Kurti është kërcënuar, duke bërë që forcat e sigurisë të vendosen menjëherë pranë shtëpisë së tij.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Nuk dihet se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin, ndërkohë autoritetet po merren me hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”.-  ka bërë me dije Kryeziu.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :