Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion dhe zgjedhje jo të ndershme

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion dhe zgjedhje jo të ndershme

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar nga Brukseli, ku ndodhet në një takim në selinë qendrore të Partisë Popullore Europiane (EPP), duke ngritur shqetësime për proceset zgjedhore në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi bën të ditur se gjatë takimeve me kolegë nga vende të ndryshme të Europës janë diskutuar përvojat dhe problematikat që lidhen me proceset zgjedhore.

Sipas tij, Shqipëria kryeson mes vendeve anëtare për sa i përket problemeve me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ai kritikoi qeverinë e Ramës, duke e akuzuar se i jep përparësi mbrojtjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vend të rrugëtimit europian të vendit. Sipas tij, qeveria “ngeli në klasë” në atë që ai e quajti testin kritik “Balluku”.

“Në Bruksel, në shtëpinë tonë politike, selinë qëndrore të EPP (Partisë Popullore Europiane), sëbashku me kolegë të ndryshëm nga Europa, duke ndarë përvojat dhe problematikat tona zgjedhore.

Shqipëria prin mes çdo vendi anëtar përsa i përket problemeve me zgjedhjet e lira e të ndershme, pasi tashmë prej 1 dekade organizon “procese votimi” dhe qershia mbi tortë mbetet farsa elektorale e zhvilluar më 11 Maj të 2025.

Shkëmbimi i eksperiencave na forcon si ekip dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet çelësi për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe për të avancuar drejt një Europe më të fortë dhe më të bashkuar.

PS: Sa për Edi Ramën dhe bandën e tij në qeveri, tashmë çdo shqiptar apo nderkombëtar është i qartë se më shumë vlerë ka mbrojtja e të korruptuarve dhe krimit të organizuar, sesa rrugëtimi Europian i Shqipërisë.

Qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin kritik “Balluku”!”,- shkruan Këlliçi.

Share it :