Këlliçi – Kristjan Shkrelit: Hallin tënd me Vladinir Gjonaj e zgjidh SPAK-u, nuk ta zgjidhim dot…
Një ndryshim në ligjin për vetëqeverisjen vendore i miratuar në vitin 2019 ka transferuar kompetencat për dhënien me qira të tokave publike nga Këshillat Bashkiakë direkt te kryetarët e bashkive, duke krijuar një situatë ku këta të fundit ndihen si “pronarë” të pasurisë që administrojnë dhe marrin vendime personale.
Këtë denoncim e ka bërë publik deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, që sipas tij, ndryshimi ligjor i hoqi Këshillit Bashkiak të drejtën e vendimmarrjes, e cila më parë kërkonte një shumicë të cilësuar prej tre të pestash.
Si pasojë e këtij ndryshimi, Këlliçi thekson se kryetarët e bashkive kanë filluar të veprojnë pa kontrollin e duhur, duke i dhënë tokat me qira përmes vendimeve personale dhe jo kolegjiale
Zbatoni ligjin, ktheni përgjigje konform kërkesave që ju janë dërguar, sepse hallet personale, si ai i Kristian Shkrelit me Vladimir Gjonajn, i zgjidh SPAK-u,” theksoi Këlliçi në thirrjen e tij për institucionet shtetërore.
Këlliçi: Dhe një detaj, vetëm një detaj në raport me atë që po thoja pak më parë. Po, para se ta marri Klodi. Të kuptosh edhe një gjë çfarë bën këta. Në 2019-ën, për këtë punën e tokave, ndërruan ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe ia hoqën vendimmarrjen për dhënien me qira të tokave Këshillit Bashkiak, që ka qenë me tre të pestat. Se praktikisht, në pothuaj asnjë bashki nuk e kishin fuqinë, nuk e kishin votat tre të pestat për t’i miratuar këto aktmarrëveshje, këto kontrata, dhe ia kaluan titullarit të bashkisë. Dhe çfarë ka ndodhur? Nga ai moment, të gjithë kryetarët e bashkive ndjehen pronarë të tokës që ata administrojnë si kryetar bashkie dhe e japin me vendimmarrje personale. Prandaj është kjo nismë e imja, prandaj janë këto shkresa që janë dërguar dhe prandaj i bëj thirrje të gjithë institucioneve, të gjithë bashkive që u jam drejtuar zyrtarisht, në mënyrë të veçantë po jua përsëris edhe një herë, bashkisë së Vaut të Dejës, zbatoni ligjin, ktheni përgjigje konform kërkesave që ju janë dërguar, sepse hallet personale, hallet e titullarëve, ose në rastin konkret, hallin e Kristian Shkrelit me Vladimir Gjonajn e zgjidh SPAK-u, nuk e zgjidh unë. Por, zbatoni ligjin, zbatoni ligjin, ktheni përgjigje nëse s’keni shkelur ligjin. Nëse nuk ktheni përgjigje dhe shkelni ligjin, të gjithë do të jeni subjekt po i ligjit.




