Flutura Açka
Unë nuk e mbështes peticionin (e intelektualëve, thuhet) kundër lirisë seksuale ose, më qartë, nuk pranova të nënshkruaja në atë listë, sepse e drejta e lirisë seksuale është në thelbin e lirisë biologjike. Por nuk mbështes as ethen e Kristit për të na e kujtuar përditë se nuk është si ne. Në Shqipëri ka me dhjetëra gay (disa prej tyre janë miqtë e mi), të cilët bëjnë një jetë normale dhe pa bujë, as kanë nevojë për mbështetjen e askujt, sepse e kanë një mbështetje të heshtur nga gjithkush, sa kohë nuk hidhen kundër pjesës tjetër që mendon ndryshe. Për fat të keq, peticioni i intelektualëve është thjesht një manifestim i lirë, sikurse edhe ai i komunitetit LGBT i para pak ditëve. Zgjedhja seksuale është një gjë fare personale dhe të dy krahët e kësaj beteje, përtej show-t për dukë, e bëjnë këtë çështje shumë qesharake.




