8 punonjës policie kanë marrë procedim disiplinor pas një kontrollit të kryer nga një grup inspektimi i Ministrisë së Brendshme.
Sipas policisë efektivët që kanë marrë procedim disiplinor janë kapur duke konsumuar alkool, duke fjetur gjumë apo pa kapelën e uniformës gjatë orarit të punës. Burime nga policia bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar u kapën 3 efektivë policie duke konsumuar alkool dhe 3 të tjerë duke fjetur gjumë gjatë kohës së kryerjes së detyrës. Ndërsa dy efektivë policie u proceduan për mosmbajtje të kapeles së uniformës gjatë kohës së shërbimit.




