Kalaja: Në sistemin e drejtësisë është instaluar mafia më e rrezikshme me kryetare Linda Ramën
Avokatja, Adriana Kalaja thotë se mafia e instaluar në sistemin e drejtësisë mbylli dosjen e gjyqtares me 3 mbiemra, Irena Gjoka, Shpata Maneku. E ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Kalaja akuzoi drejtpërdrejt bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama si në krye të kësaj organizate
Kalaja argumentoi se Gjoka ishte “e përzgjedhur” pikërisht për shkak të falsifikimeve, duke lënë të kuptohet se kjo e bënte të cenueshme dhe të kontrollueshme për të dhënë “çfarëdo vendimi që do Rama”.
Duke e përshkruar sistemin si një “rrjetë merimange”, Kalaja thotë se kjo organizatë kontrollon jo vetëm emërimet, por edhe fatin e çështjeve gjyqësore
Adriana Kalaja: ‘Tek 29 dosje që unë disponoj, çdo gjë është e falsifikuar. Duhet të kuptosh që Irena ishte e përzgjedhur për shkak të këtyre falsifikimeve.
Flavio Qarri: Pra ajo mund të jepte çfarë vendimi do Rama gjithë kohës.
Adriana Kalaja: Patjetër. Dhe rasti më flagrant është rasti i zotit Meta. Ditën që u bë marrëveshja i thanë, do të pushohet çështja në këmbim të kalimit të çështjes së Ilir Metës për gjykim. Për të mos folur pastaj për ato skandale që ka bërë te dosja e zotit Berisha, Malltezi, për gjyqin me shkelje të rënda proceduriale të Fatmir Mediut dhe me dënimin e Belerit. Po ka dhe dy çështje të tjera në fakt që opinioni publik nuk i ka njohur siç duhet dhe ne mirë është që t’i flasim.
Unë e kam thënë gjithmonë që mafia më e rrezikshme në Shqipëri dhe për këtë mbaj përgjegjësi të plotë, është mafia e instaluar në sistemin e drejtësisë. Është mirëfilli një organizatë kriminale, në formë rrjete merimange, që ato komandojnë jo vetëm gjithë sistemin, por edhe në gjyqe që duan ata, të humbin, çojnë avokatin që duan ata. Në gjyqe që duhet, që do fitohet, do të shkojë avokati që ato mendojnë.
Për mua kryetarja e organizatës kriminale shqiptare është Lindita Rama Basha, Gjinari, Cabiri, ka shumë mbiemra. Pra kështu i zgjedh Rama gratë. I do me shumë mbiemra se i ka dhe më të lehta për t’i përdorur. Ndërkohë, problemi është që mafia brenda sistemit të drejtësisë është një, si mund ta themi, një degë, filial i organizatës kriminale. Pra, dhe këtu janë të njëjtët njerëz, me rekorde kriminale, me figurë integriteti të bërë pis, me aftësi profesionale zero, të cilët pikërisht për këto arsye janë zgjedhur.
Pra, që nga korriku i 2025-ës, pse duhet të prisnim ne deri në mars të 2026-ës që SPAK-u të mos merrte vendimet e duhura dhe të parashikuara nga ligji? Sepse u bë dhe regjistrimi pa emër ë? Që këtu fillon problemi. Regjistrimi pa emër e dikur ndodh i nderuar? Kur ndodh një ngjarje penale dhe ne kemi dyshime të arsyeshme, kemi shoqëruar 40 vetë, 50 vetë, 30 vetë, tre vetë, pak rëndësi ka dhe për secilin prej këtyre dyshimi i arsyeshëm është ekuivalent. Ndërkohë, ne nuk kishim më dyshim të arsyeshëm për Irena Gjokën me shumë mbiemra, por ne kishim fakte konkrete, kishim bindjen përtej dyshimit të arsyeshëm që të gjithë dokumentat që janë ofruar për kalimin e vetingut kanë qenë të falsifikuara me dijeni të plotë, se i ka bërë vetë.”
Sa i takon dosjes së Belinda Ballukut, Kalaja thotë se është një “marrëveshje e pistë” mes SPAK dhe Edi Ramës, me qëllim që prokuroria të shfaqej gjoja e pavarur.
“Ata në atë betejën për të mbrojtur vetëm interesat e tyre, dashje e pa dashje e kanë çjerrë maskën e njëri-tjetrit. Për mua, unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, që në datën që SPAK-u ka komunikuar akuzën dhe e ka marrë si të pandehur Belinda Ballukun, kjo është një marrëveshje e pistë midis SPAK-ut dhe Edi Ramës për të thënë gjoja se SPAK-u është i pavarur.
Ne kishim të gjithë kushtet e nevojshme që ndaj Bela-mafias të jepet një masë sigurimi shumë më e rëndë se masa që u dha. Pra, është gjella e helmatisur, them unë, që SPAK-u e gatoi për të tjerët, por në fakt po e përtypin sepse kjo do shkojë drejt fundit, nuk mund të jetë një histori pa fund’ thotë Kalaja.




