Kalaja: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik

Kalaja: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, avokatja Adriana Kalaja ngriti shqetësime mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri në vitin 2026.

Ajo theksoi se, ndryshe nga vitet e tranzicionit, sot vendi përballet me probleme më të thella që lidhen me mungesën e ndarjes së pushteteve, ndikimin e krimit të organizuar në proceset zgjedhore dhe zbehjen e standardeve demokratike. Duke iu referuar edhe raportit paraprak të OSBE-ODIHR, Kalaja vuri në dukje se sipas saj, këto zhvillime ngrenë pikëpyetje serioze mbi funksionimin e shtetit dhe garancitë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Adriana Kalaja: Jemi në 2026-ën, që ndryshe nga 1990-ta, se jemi mësuar gjithmonë që ne të kërkojmë pak ose të keqen më të vogël. Se kështu jemi mësuar ne si shqiptarë. Ne tani si të themi, të paktën të bëhemi si Kosova, nuk po shkojmë atje. Ne themi të paktën të bëhemi si Kosova për demokracinë, për zgjedhjet, për ndarjen e pushteteve, për pavarësinë e pushteteve. A janë shuar të gjitha këto?

Tani kush është gjithë problemi që unë kam? E para njëherë, çfarë u tha me draft raportin e, ose raportin paraprak të OSBE-ODIHR-it? U tha që krimi i organizuar nuk lejon rotacionin politik. Është një fjali që nuk e ka thënë opozita, që mund ta marrësh një deklaratë politike, por është një fjali e rëndë që përmbledh çfarë ndodh në një vend që për mua nuk është autokraci, por është diktaturë e pastër, sepse ato pamjet që pashë në Durrës, që u ritransmetuan sot, janë të dhimbshme, kur një kryeministër, edhe me gjithë qasjen e tij që të paktën të ketë vetëpërmbajtje. Me gjithë çfarë problemesh ka në prapaskenë, të paktën përballë publikut të ketë pak vetëpërmbajtje. I thotë policit, a e pamë tani, i thotë policit arrestoje atë. Dhe në fakt u arrestua personi. Ilir Avdani ka ndejtur pesë orë në komisariat. Sepse çfarë i tha? Shko tha tako Gysinn. I tha ndonjë gjë të gabuar? A ishte Gysi roli kryesor në zgjedhje? A ishte Gysi në rolin kryesor në intimidimin, blerjen e votave? Në të njëjtin shkallë madje kanë, kanë konkurruar kush ishte më i mirë te tutori i tyre. Pra, Gysi në një krah, Belinda në krahun tjetër dhe sot kjo përplasje është brenda Rilindjes. Ndërkohë që vetë OSBE-ODIHR-i, edhe në raportin përfundimtar thotë, nuk ka vijë ndarëse midis partisë dhe shtetit. A kishe ndonjë punonjës gjatë fushatës të administratës së Belinda Ballukut në zyrë?

A shkonte drejtoria tatimore në mëngjes nëse deputetët apo kandidatët e Partisë Demokratike kalonin qoftë dhe rastësisht në një lokal? Të nesërmen ne kemi prova që ka shkuar drejtoria rajonale tatimore, i ka mbyllur lokalin. Pra, çfarë duhet më shumë? Në darkë i shkon banda dhe i merr o kartat e identitetit, o i thotë, nëse ti do shkosh nesër në zgjedhje, do kesh këtë problem. Në mëngjes i shkon administrata tatimore ose administrata tjetër, pak rëndësi ka, dhe çfarë duhet për të patur një shtet diktaturë? Ka probleme dhe Italia, i nderuar, ka probleme.

Share it :