Juventus kalon pa probleme Frosinonen, sfidon Lazion në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Juventus është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi kaloi pa probleme Frosinonen, me shifrat 4-0 në “Allianz Stadium”. Në minutën e 10-të Pol Lirola shkaktoi penallti, duke i dhënë mundësinë e artë “Zonjës së Vjetër” për të kaluar në avantazh.

Polaku Arkadiusz Milik u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, me tifozerinë vendase që festuan ligjërisht në tribuna. Ishte nata e Milik, pasi sulmuesi “tundi rrjetën” në të 38-tën, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë kompletoi tripletën.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :