Justin Bieber dhe Selena Gomez raportohet se kanë të xhiruar disa video seksi. Dyshja e mbajnë lidhjen e tyre të nxehtë duke shkëmbyer pamje seksi me njëri-tjetrin, shkruan revista “OK”! Justin thotë se ai i fshin videot pasi i pranon, por “askush nuk e beson këtë”, – ka thënë një burim i afërt me të. “Ata janë tmerrësisht të dhënë pas njëri-tjetrit, sa ata vërtet nxjerrin anët e tyre të çmendura para njëri-tjetrit. Për momentin ata janë krejtësisht në epsh, si zakonisht, duke nxitur lidhjen përmes xhirimit të aktiviteteve në shtrat”. “Nëse videot dalin në publik, ato do të shkatërrojnë karrierën dhe imazhin e Selanës, jo vetëm të Justin”. “Kjo është një gjë e tmerrshme të cilën Justin nuk e kupton. Ai mund të mendojë se do të dalë si një burrë nga kjo, por imazhi i saj do të shkatërrohej”, – ka thënë burimi.
Beyonce paditet nga fanset
Dy fanse të Beyonce Knowles kanë vendosur që t’i kundërvihen këngëtares, madje edhe ta padisin atë. Kështu raportojnë mediat e huaja. Raquel Castellanos dhe Gabriella Davidson kanë vendosur të marrin masa, pasi, sipas tyre, ato u shtypën nga turma në një nga koncertet e yllit me famë botërore. Dy fanset tregojnë se kishin mbërritur në vendin ku do të mbahej koncerti i Beyonce dhe kishin siguruar një vend në fillim të sallës, fare pranë skenës. Por ndërkohë që orët kalonin, grupi i njerëzve jashtë u bë gjithnjë e më i madh dhe kur u hapën dyert, turma e fansave u fut brenda dhe morën përpara edhe dy “fatkeqet”, duke i rrëzuar përtokë derisa u ra të fikët. Vajzat deklarojnë se nga shkelja pësuan edhe thyerje të kockave. Sipas tyre, organizatorët, ku do të realizohej koncerti por dhe vetë Beyonce janë përgjegjës për kaosin dhe nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë aksident. Ndërkohë, 32-vjeçarja Beyonce, e mbylli turneun e saj botëror “Mrs. Carter Show” muajin e shkuar. Orët e gjata në skenë ia vlejtën pasi ky turne është vlerësuar si një ndër më të suksesshmit të këngëtares.
Kate Moss ka filluar të plaket
Kate Moss, modelja që ka arritur kulmin e famës, tashmë është duke i shijuar rrezet e plazhit, në Rio de Zhanejro, ditën e së mërkurës. Ajo po kalonte pushimin ideal, teksa tymoste cigare dhe fotografohej nga mikja e saj. Ndonëse, Kate Moss vlerësohet si një ndër modelet më seksi, pamjet nuk e tregojnë këtë. Linjat e saj trupore, nuk është se janë edhe aq në formë, edhe pse vlen të theksohet se modelja është në të 40-at.
Rreth të 50-ave, dieta e Maddonës dhe Demi Moore
Madonna dhe Demi Moore janë dy nga femrat e famshme të cilat janë rreth moshës 50 vjeçare dhe që për të qëndruar në formë, ndjekin dietën e hënës. Regjimi dietik në bazë të ciklit hënor, bazohet në efektin e Hënës mbi trupin e femrës. Dieta zhvillohet bazuar në pirjen e lëngjeve të ndryshme dhe ndiqet vetëm pak ditë në muaj, vetëm atëherë kur Hëna është e plotë. Sipas ekspertëve trupi pëson një ndryshim të plotë me hënën e plotë, ashtu siç ndodh me oqeanet dhe detit. Një pikë e fortë e kësaj diete është se shuan urinë dhe shmang humorin e keq.
Gisele, ja pse është më e paguara në botë
Gisele Bundchen është supermodelja më e paguar në botë, por ajo vazhdimisht “e arsyeton” këtë epitet dhe çmim të sajin. Gjatë xhirimeve të kampanjës së re për markën suedeze “H&M”, bukuroshja braziliane ka dëshmuar se ajo nuk është vetëm një fytyrë e bukur. Modelja ka treguar se trupi i saj shfaqet drithërues në çdo lloj veshje, e veçanërisht në bikini. Ajo ka pozuar me tesha banje buzë bregdetit, duke treguar lëkurën e saj lëmuar dhe të rrezitur. Ndërkohë, si pjesë e kësaj fushate Gisele ka realizuar edhe një këngë në bashkëpunim DJ Bob Sinclair. “Kurrë nuk kam menduar se do të xhiroj ndonjë këngë dhe se do të mund të punoj me një producent si Bob”, ka thënë së fundi bukuroshja. Deri në lançim të këngës, kënaquni me pamjet…




