Jemi kthyer te ‘neni 55’! Noka: Xhafaj u betua në varrin e nënës që do ndëshkonte Salianjin për vëllain!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka qenë ku ka folur për burgosjen politike të deputetit të PD, Ervin Salianji. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Noka e cilësoi si një vendim politik atë që ka ndodhur me Salianjin, duke shtuar se vjen si pasojë e influencës direkte të Fatmir Xhafajt mbi sistemin e drejtësisë.

Çfarë bëri?

Ervin Salianji në një demokraci normale, duhet të falenderohej nga të gjithë. Bëri një shërbim demokracisë, ligjit, politikës. Tregoi me gisht që kemi një ministër me vëlla trafikant droge që fshihej. Tregoi se në shtetin e Edi Ramës, një trafikant droge i dënuar po maskohej.

Atij trafikantit nga pushteti i ishte dhënë pashaportë tjetër. Nga pushteti, jo vetëm fshihej, por i ishte dhënë mbështetje. Jo vetëm e fshehën por shteti i mafias e pajisi me pashaportë me emër tjetër, që ti shmangej burgut dhe të shëtiste i lirë në gjithë botën. Ku ndodh kjo? Ky njeri burgoset. Ky shtet mund të na përfaqësojë ne apo mafian?”, tha Noka.

Share it :