Jam pa bukë në shtëpi! Pensionisti: Kam ardhur me biciklete nga Vlora, ta rrezojme kete qeveri

Me biçikletë një pensionistët ka udhëtuar nga Vlora për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës.

Duke shprehur pakënaqësinë për rritjen e pakët të pensionit me 6 mijë lekë të vjetra, i moshuari tha se së bashku me shokët e tij do të qëndrojnë në protestë, deri sat a rrëzojnë kriminelin Rama, sic qytetari preferoi ta etiketojë, pasi sipas tij, Vlora nuk e do në pushtet.

“Kam ardhur nga Vlora me biçikletë. Kam ardhur për të drejtat e mia, s’kam ardhuro për Sali Berishën. Unë jam pensionist. Më ka shtuar vetëm 6 mijë lekë të vjetra. Jam i pakënaqur, pa bukë në shtëpinë time.

Kam ardhur kastile këtu që ta rrëzojmë këtë qeveri. Kjo qeveri e poshtër, ky kriminel i jonë që Vlora nuk e do. Kam ardhur bashkë me shokët e mi për ta rrëzuar. Do rrimë këtu”, tha ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :