Kim Kardashian ka zgjedhur veshjen e saj për Halloween. Kim ka zgjedhur që sivjet mos ta teprojë shumë me veshje për Halloween. Ajo ka zgjedhur që të veshë një lëkurë leopardi, apo një veshje leopard, derisa pjesën e parme të trupit e ka të theksuar. Bukuroshja dhe pasanikja e njohur edhe në këtë veshje vënë në pah gjoksin e saj seksi.
Brand zotohet t’i dhurojë të gjitha të ardhurat
Russell Brand planifikon t’i dhurojë për iniciativa bamirëse të gjitha të ardhurat të cilat do t’i mbledhë në të ardhmen. Aktori 39-vjeçar thotë se ai nuk ka më nevojë të bëjë para për vete, ashtu që tash e tutje dëshiron ta shfrytëzojë pasurinë e ardhshme për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë. “Kam vendosur se nuk kam nevojë të bëj para më”, – ka thënë ai për “Vanity Fair”. “Paratë që do t’i fitoj, do t’i përdor për të ndërtuar qendra të komunitetit, të cilat do të shesin ushqim të mirë dhe do të ofrojnë një vend për njerëzit për t’u shoqëruar: fillimisht, një shërbim për njerëzit që rikuperohen nga varësia e drogës, por po ashtu një inkubator për iniciativat sociale, ku njerëzit do të punojnë, në baza jo-fitimprurëse, në lloje të ndryshme të zanateve”, – ka thënë ai.
Moss tregon të pasmet në të kuqe
Modelja Kate Moss ka zgjedhur që të paraqitet provokuese në ditëlindjen e fotografit të njohur Mario Testino. Me fustan të kuq të ndezur, flokë kaçurrele, truk të rëndë dhe vithet që i duket poshtë tylit transparent, kështu është shfaqur Kate Moss në ditëlindjen e fotografit Mario Testino. Topmodelja është prezantuar me një fustan të gjatë dhe shumë transparent që i tregonte vithet dhe dekoltenë. Me të edhe Naomi Campbell dhe të tjera top modele.
Eminem, gati albumin e ri
Reperi i njohur amerikan, Eminem, tashmë e ka gati albumin e tij të ri “Shady XV” që po lançohet në përvjetorin e 15-të të themelimit të “label”-it të tij “Shady Records”. Eminem që kohë më parë paralajmëroi albumin e ri për nderë të 15 vjetorit të themelimit të kompanisë së tij muzikore, “Shady Records”. Nga kjo kompani ka herë kanë dalur superyje, përfshirë këtu edhe 50 Cent, dhe kjo falë menaxherit të njohur, Rosenberg, i cili arriti të formësojë një ekip legjendar. Tani janë konfirmuar edhe këngët e albumit të ri të Eminem dhe të reperëve tjerë në kompaninë që ai drejton. Albumi do të jetë me dy CD ku janë të përfshira edhe hitet e vjetra të Eminem, 50 Cent dhe anëtarëve të tjerë të “Shady Records”.
T.I në vendin e dytë
Ylli i hip-hopit amerikan, T.I, ka vazhduar me sukseset e tij. Reperi ka arritur të radhitet në vendin e dytë të albumeve më të shitura që në javën e parë të lançimit për këtë vit. Albumi i tij “PaperWork” ka startuar javën e parë me një numër prej rreth 200 mijë shitjesh. Nuk ka vonuar as njoftimi i radhës i reperit nga Atlanta, i cili ka paralajmëruar edhe lançimin e dy albumeve tjera në një periudhë të shkurtër kohore.




