Izolimi i ish-Presidentit çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Ilir Meta mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Izolimi i ish-Presidentit çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Ilir Meta mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Çështja e paraburgimit të ish-Presidentit shqiptar Ilir Meta ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u diskutuar edhe në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një seance plenare, zv.kryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Aleksandar Nikolovski, e përdori këtë temë për të sulmuar opozitën vendase, duke e akuzuar për afrimitet me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai shkoi më tej duke e lidhur Ramën me trashëgiminë politike të Enver Hoxha.

Në fjalimin e tij, Nikolovski ngriti pretendimin se Meta po mbahet në paraburgim pa prova të qarta ligjore, duke e cilësuar situatën si problematike dhe të papranueshme nga këndvështrimi demokratik.

kryeministri, një figurë e rëndësishme e VMRO-DPMNE dhe i lidhur me ish-kryeministrin Nikola Gruevski, njihet gjithashtu për raportet e tij të mira me Metën dhe për afërsinë politike me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

Deklaratat e tij vijnë në vijim të mbështetjes që figura të ndryshme të VMRO-DPMNE-së i kanë shprehur Metës, ndërsa vetë ish-presidenti shqiptar ka treguar më herët simpati për këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Nikolovski:

Ti (i drejtohet një deputeti të opozitës) spiunon vetë vendin, por ti nuk spiunon Pogradecin sepse pa dyshim nuk ke forcë të spiunosh atje dhe kundërshton Edi Ramën dhe thua çfarë po bëjnë ata në atë anë. Dhe shkoni te Enver Hoxha i përuleni atij që është paraardhësi i Partisë Socialiste që tani drejtohet nga Edi Rama.

Ai që është ultra-demokratik, kryetari i mëparshëm i Partisë Socialiste, kryeministër, kryetar i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe President i shtetit, së pari e rrahu dhe pastaj e la në paraburgim. Nuk ka dosje, ama e ka mbajtur në paraburgim për dy vjet. A e dhuroni një person të tillë, dhe një person i tillë është miku juaj?

Share it :