Itali, kapen 16 kg kokainë, 3 shqiptarë në pranga

Kokaine-300x181Policia italiane ka sekusetruar një sasi prej 16 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, si dhe ka prangosur tre shqiptarë.

Operacioni i koduar “Albabianca” zbuloi se tre shqiptarët përdorin si bazë për drogë një lokal në Fagnano Olona të Varesë në Itali.

Nga kontrolli i ushtuar në lokal, përveç sasisë së drogës, janë sekuestruar një pistoletë, 50 fishekë dhe 230 mijë euro para cash.

Policia vijon hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të përfshirë në trafikun e drogës.

Share it :