Ish-kryeministri/ Berisha: Kreu i SHISH ka informuar Ramën, mashtrimet për të mbuluar dështimin

Gëzim Saliu

 

Preteksti për certifikatën e Ajazit për të mos zbuluar lidhjet e qeverisë me trafikun e drogës

 

Berisha per shishinIsh-kryeministri i vendit Sali Berisha pohon se deklaratat e kryeminsitrit Rama për mungesë informacioni nga Shërbimi Informativ Shtetëror për tritolet janë mashtrim. Duke theksuar se me infromimin që dy ditë më parë Presidenti i Republikës i bëri qytetarëve lidhur me dokumentat që disponon të cilat faktojnë sipas tij, se SHISH ka informuar në mënyrë të përsëritur kreun e qeverisë për situatën e tritoleve, Berisha theksoi se qeveria përmes këtyre deklaratave kërkon të mbulojë përgjegjshmëritë e saj për ngjarjet e rëndë në ccështjete e sigurisë e rendit. “Presidenti i Republikës informoi qytetarët shqiptare si kryetar shteti se ai disponon të gjitha dokumentet që faktojnë se SHISH ka informuar në mënyre të përsëritur kreun e ekzekutivit për triolet. Nga deklarata e Presidentit del se deklarata dhe akuza publike e zëdhënësit të Rames për rendin, S.Tahiri, se nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë informacion nga SHISH për tritolin, është një mashtrim i paskrupullt i denje vetëm për Edi Ramen, morali dhe gjendja mendore e te cilit nuk e lejojnë te mbaje asnjë përgjegjësi”, shkruante ish-kreu i qeverisë në reagimin e tij në rrjetin social “facebook”.

Qëndrimi

Për Berishën e njëjta situatë me atë të shëprthimeve me tritol u shfaq pak kohë më parë me rastin e thyerjes së burgut të Drenovës, ku sipas tij, “Piktori dështak fajësoi të tjerët se nuk i kishin dhëne asnjë informacion ndërkohe që nga tre burime zyrtare të pavarura ai ishte njoftuar me hollësi paraprakisht për çdo gjë për ngjarjen me te cilën duket se po shlyenin detyrime te tyre. Presidenti iu tha gjithashtu një te vërtetë tjetër qytetareve tanë, se pothuajse 90% e rasteve që kapen me trafik droge janë rezultat i veprimtarisë se SHISH, bashkëpunimit te tij te shkëlqyer me shërbimet partnere”, theksoi ai. Më tej në reagimin e tij, ish-kryeministri i vendit akuzoi mazhorancën qeverisëse për lidhje të ngushta me botën e trafikut të drogës, fakt i cili bëri sipas tij të pamunudr raportimin e kreut të SHISH Visho Ajazi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.  “Qeveritarët janë të tmerruar nga zbulimi i lidhjeve të qeveritarëve me trafikun e drogës. Pikërisht nga ky tmerr ata nuk lejuan drejtorin e SHISH të raportonte në Komisionin e Sigurisë me pretekstin qesharak se ai nuk kishte certifikatën e DSIK, e cila nuk është marrë dhe nuk merret kurrë nga Drejtori i Shërbimit Informativ mbasi me ligj, ai dhe vetëm ai, është menaxheri i çdo informacioni qe mbledh institucioni i tij. Ky është pushteti i kumbarëve të drogës dhe mafies”, deklaroi Berisha. Pak ditë më parë mazhoranca zyrtarizoi nismën për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror me depozitimin e kërkesë në Kuvend ku propozohej ngritja e një komisioni parlamentar për të kontrolluar nga afër ligjshmërinë e veprimeve të SHISH-it si edhe udhëzimin për përgjimin e punonjësve të policisë së shtetit. Sipas kërkesës, komisioni do të përbëhet nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita dhe ai do të kërkojë verifikimin e ligjshmërisë të Shërbimit Sekret dërguar drejtorive të SHISH, ku kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore te emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit si dhe të gjitha veprimet apo mosveprimet e ndërmarra nga SHISH në zbatim të kësaj kërkese.

 

 

Presidenti: Kreu i SHISH ka informuar qeverinë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përgënjeshtroi dy ditë më parë Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri  duke pohuar se Shërbimi Informativ Shtetëror ka informuar në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme ministrinë e Rendit për “tritolin”.  Si Kreu i Shtetit shqiptar, pas marrjes së informacionit gjatë diskutimeve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë se SHISH-i nuk ka informuar, nuk ka bashkëpunuar me strukturat e tjera siç është Policia e Shtetit në lidhje me çështjen e tritolit, i shqetësuar, i kam kërkuar shpjegime dhe informacion Drejtorit të SHISH-it. Pas kësaj jam ballafaquar me një praktikë korrekte, mjaft frekuente të informacionit të detajuar e të adresuar nga ana e Drejtorit të SHISH-it për Ministrinë e Brendshme, për Policinë e Shtetit gjatë gjithë vitit 2013 dhe po ashtu, në mënyrë frekuente gjatë gjithë periudhës së vitit 2014, që nga janari e në vijim. Unë besoj që mënyra e komunikimit dhe ajo praktikë me të cilën unë u informova dhe u ballafaqova, tregon për një angazhim serioz, profesional dhe përkushtues nga ana e SHISH-it për çështjen e tritolit”, tha Nishani në një intervistë për tvklan.

 

Paga minimale

Shqiptarët më pak të paguarit në Rajon

Shqipëria renditet si vendi i fundit në Europë dhe në  rajon përsa i përket pagës minimale. Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 Euro renditet i fundit  edhe në krahasim me  Kosovën. Vende të tjera të Rajonit si Kroaci; Mal i Zi; Maqedoni apo Serbi aplikojnë paga minimale më të larta së Shqipëria duke i ofruar kështu qytetarëve një nivel më të mirë jetese. Sipas një analize të realizuar nga OPEN date Albania, Kosova aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro. Ndërkohë vendet e Europës aplikojnë paga shumë herë më të larta krahasuar me rajonin dhe Shqipërinë.Vendi i cili ka pagën minimale më të larëtë është Luksemburgu dhe arrin në 1921 Euro/Muaj. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe. Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 Euro/Ora për 48 orë pune në javë. Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 Euro/Muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare. Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës.

Share it :