Inxhinerja Konja: Skandali me portet, si u miratua në një javë një projekt që kërkonte dy vite studim

Inxhinerja Konja: Skandali me portet, si u miratua në një javë një projekt që kërkonte dy vite studim

Një sërë shkeljesh të rënda ligjore dhe procedurale dyshohet se kanë shoqëruar projektin për zhvendosjen e Portit të Durrësit dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Gjatë një takimi në opozitës me specialistë në Durrës u theksua se parregullsitë datojnë që në fazat e para të inicimit të projektit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe ligjshmërinë e të gjithë procesit.

Gjatë fjalës së saj Entela Konja, inxhiniere dhe arkitekte tha se, gjithçka nisi me paqartësi, duke përmendur një video të ministres Belinda Balluku në mars të vitit 2021, ku përdorte terminologji financiare si “rialokim” në vend të asaj teknike, çka interpretohet si një shenjë e mungesës së një plani të mirëfilltë dhe dijeve mbi projektin. U theksua se në atë kohë, ndërsa prezantoheshin imazhe tredimensionale të projektit, nuk ekzistonte ende asnjë alternativë konkrete dhe e studiuar për vendndodhjen e re të portit.

Kulmi i shkeljeve procedurale, sipas arkitektes, arrihet në dhjetor të vitit 2020. Më datë 17.12.2020 u hap zyrtarisht nisma për ndryshimin e destinacionit jo vetëm për Portin e Durrësit, por edhe për dy portet e tjera strategjike, atë të Shëngjinit dhe të Vlorës. Në mënyrë të paprecedentë, ky ndryshim thelbësor u miratua brenda vetëm një jave. Më alarmant është fakti se është zbuluar një dokument i datës 14.10.2020, më shumë se dy muaj para nisjes zyrtare të procedurës, i cili tregonte se ndryshimi i destinacionit tashmë kishte ndodhur. Kjo përshkruhet si një “gafë e qëllimshme” që anashkaloi çdo rregull të planifikimit.

Në përfundim, ajo theksoi se projektet e këtij niveli kanë ndikim të gjerë në zonat përreth, duke marrë si shembull projektin e shetitores bregdetare të Durrësit, që i kushtoi shuma të mëdha buxhetit të shtetit dhe bashkisë, dhe që shihet si një lëvizje e bërë vetëm për t’i shërbyer interesave të projektit të ri portual.

Entela Konja: Shkeljet ligjore janë shumë të dukshme që nga faza e aprovimit e inicimit të këtij projekti. Do të sillja në vëmendje takimin e parë që është bërë në 2022-shin kur Adriani kandidonte për Bashkinë Durrës, u soll në vëmendje për herë të parë çështja e tjetërsimit të portit të Durrësit. Dhe më pas me Iglin, me të nderuarën Adriana Kalaja jemi përpjekur të bëjmë disa denoncime. Adriana e ka çuar deri në çështjen ligjore të portit të Durrësit në emër të Partisë Demokratike me guximin e që që kjo zonjë ka, për ta çuar, për ta bërë këtë një kauzë të të gjithë opozitës, jo vetëm të Partisë Demokratike. Unë do të doja të sillja në vëmendje dy gjëra shumë interesante në lidhje me me këtë projekt që në fillimet e tij.

Në, vitin 2021 diku nga marsi, Belinda Balluku del me një video ku përmend dy terma të gabuar, rialokimi i portit, rialokimi është një term financiar dhe jo në çështje teknike, dhe diku aty. Kjo tregonte që ministrja e shtetit shqiptar nuk kishte dijeni se ku do të lëvizte porti shqiptar. Dhe kur i hyjmë më pas dokumentacionit, e pamë që vërtet megjithëse porti i Durrësit po afishohej me tredimensionale, nuk kishte akoma një alternativë të studiuar në atë vendin diku që thoshte Belinda Balluku. Pra në zonën e Porto Romanos dhe po t’i hysh dokumentacionit, vë re që kanë, ka disa kapërcime të cilat nuk duhet të ndodhin në sistemin e planifikimit. Në datën 17.12.2020 është hapur nisma. Hapja e nismës për ndërrimin e destinacionit është si me thënë, po fillojmë procesin e ndërrimit të destinacionit dhe nuk ndërron vetëm destinacioni i portit të Durrësit, por në detyrë vihet ndërrimi i destinacionit të tre porteve më të rëndësishme të Shqipërisë, i Shëngjinit, i Durrësit dhe i Vlorës.

Dhe brenda një jave aprovohet ndryshimi i destinacionit. Kjo në datë 14.10.2020 gjejmë dokumentin që ndërrimi i destinacionit tashmë kishte ndodhur. Kjo është një gafë e rëndë. Në fakt nuk është gafë, është një gjë e qëllimshme, por që nga ana dokumentare nuk duhet të kalonte. Nuk duhet të kalonte për faktin e thjeshtë se ti nuk mund të kalosh ndërrimin e destinacionit të porteve kaq të rëndësishme brenda një jave. Këto duan studime të thella fizibiliteti, të cilat hanë minimalisht një deri në dy vjet. Pra, periudha një deri në dy vjeçare e studimit të fizibilitetit u shtrëngua në një javë. Prandaj jemi sot këtu. Jemi pikërisht në atë propozimin që bën Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku thotë, Porto Romano nuk ka një studim të qartë fizibiliteti.

Madje porti i Porto Romanos ka humbur sipërfaqe, ka humbur po themi pjesën e perimetrit të akostimit, është 1/4 e portit të Durrësit dhe kjo vjen pikërisht nga mosbërja si duhet e projekteve nga qeveria shqiptare dhe nga entet e zhvillimit të territorit. Kjo masakër po vazhdon. Po vazhdon edhe në atë ligjin që po kalonte dje në parlamentin shqiptar, i cili përveç porteve komerciale, të atyre që kanë ngelur të Shëngjinit dhe të Sarandës, po përpiqet të fusë dhe të gjithë hapësirat e tjera dhe ato ushtarake, që me sa duket, shteti shqiptar vetëm me një firmë të kryeministrit do t’i japi jo më në përdorim, por në posedim të investitorëve strategjikë. Kjo është alarmante dhe arsyeja për të cilën kemi një problem me këto porte. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me investitorët strategjikë. Këtu kemi të bëjmë me faktin që projekte të këtij niveli afektojnë zonat përreth. Rasti jonë është rasti i portit të Durrësit për shembull. Afektimin e parë e dha në zonën e shëtitores bregdetare të Durrësit, e cila i kushton bashkisë Durrës dhe buxhetit të shtetit shqiptar shuma të mëdha, njëra pas tjetrës, dhe të gjitha duket që bëhen vetëm për t’i shërbyer këtij porti…

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :