Ish-kryeparlamentarja: Arsyet e koalicioni me LSI, ndjehem mirë në rolin e opozitës
Ish-kryeparlamentarja , deputetja e PD-së Jozefina Topalli në një intervistë në emisionin “Debat” në televizionin Channel One analizon arsyet e humbjes së zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Po ashtu ajo komenton edhe situatën aktuale si edhe ndjesitë e të bërit opozitë.
A është kjo nisja e të bërit opozitë nga ana juaj dhe që paralajmëron se ju personalisht, do të jeni një opozitare e fortë në të ardhmen?
Une jame vetja ime dhe funksionoj bashkë brenda një grupi parlamentar dhe mund t’ju them me bindje se është një grup i mirë, është një grup që ka diskutime serioze për tema të ndryshme. Sigurisht që ekserienca e madhe si kryetare e parlamentit më bën të di çdo detaj, të kuptoj çdo veprim, të reagoj për çdo gje që nuk është ne dakord me ligjin. Thonë që politikani më i mirë është koha edhe kjo është mëse e vërtetë.
I keni të dyja rolet edhe kryetare e kuvendit dhe deputete. Keni ndonjë rast që duke qenë kryetare e Kuvendit e gjykoni ndryshe deputetin dhe duke qenë deputet e gjykoni ndryshe kryetarin e Kuvendit ?
Di t’i shoh nga të dyja këndveshtrimet. Kur isha kryetare e kuvevendit thoja “ah, sikur te isha deputetet, të kisha më shumë mundësi për të folur”. Në kuvend ke rolin e përfaqësimit, ligjvënies dhe kontrollit. Në kutpimin e përfaqësimit janë shqiptarët që vendosin për deputetët, në kuptimin e ligjbërjes jamë shumë krenare për periudhën tetëvjeçare se kemi kaluar një numër shumë të madh reformash, ndërsa në rolin e kontrollit parlamentar kjo i takonte opozitës dhe unë mendoj se kanë bërë një opozitë të forte, ashtu siç ata e kanë menduar. Ndërsa unë di të bëj më mirë opozitën. Jam mirë në rolin e opozitës, sepse të bësh opozitë kërkon sakrificë, punë të madhe. Do të dish të heqësh petkun e pushtetarit dhe të njohësh qytetarin e thjeshtë.
Në katër vite koalicion me LSI, ju nuk keni bërë një deklaratë ku thoni nëj kritikë publike qoftë për z.Meta, apo deputetët e LSI ?
Në 2009 ishin zgjehdjet dhe shqiptarët vendosën. Ata i dhanë 70 deputete koalicionit të djathtë, 4 deputetë LSI dhe 66 koalicionit të majtë. Shqiptarët vendosen se kryeminisër do të ishte Sali Berisha, por ai nuk do të qeverisë vetëm. Dhe cilat ishin mundësitë? E para të lexonte mirë votën e popullit shqiptar. Kishte mundësi të bentë koalicon me LSI, koalicion të gjerë me PS osë të përsëriste zgjehdjen. Bërja e koalicionit me PS, do ta linte vendim me një opozitë me katër deputetë. Një vend që ka kaluar një periudhë të gjatë diktatoriale nuk i bënte mirë. Të përsërisje zgjedhjet ishte vetëvrasje për vendin. E vetmja zgjidhje ishte koalcioni me LSI. Unë besoj se as LSI nuk ka pasur deshire të madhe për të bere koalcion me PD. As ne nuk kemi pasur, por sovrani vendosi. Pavarësisht mendimit tim personal për këtë force, bashke kemi bërë të mundur arritjen e disa objektivave, ku përmend heqjen e vizave, vazhdimi i disa projekteve të mëdha të infrasktrurë, si dhe përpjekja që vendi të mos binte në recesion. Janë arritur disa rezultate të mëdha. Sot mendoj se nuk do të kisha dashur kurrë një mandat të trete me LSI.
LSI e ka ndihmuar në qeverisje Partine Demokratike, apo e ka dëmtuar ?
Në zgjedhjet e 23 qershorit është shpërblyer nje pjesë qeverisjes që ishte në katër vitet e fundit dhe u dëmtua pjesa tjeter e qeverisë që ishet PD. Një gje pa sens. Rezultati i 23 qershorit vjen si pasojë e disa elementeve: e para konsumi 8-vjeçar i qeverisjes se djathtë. Pavarësisht se vendi nuk kaloi në recesion, qarkullimi i paktë i parasë si shkak i krizës i vendeve fshqinje dhe së treti segmente te caktuara të administrates tone difektuan gjate viteve të fundit të qeverisë. Segmente të caktuara të administrates menduan se detyra të caktuara mund të shërbenin në interesa të tyre personale. Pas 23 qershorit , ish-kryeminsitri Sali Berisha dha doreheqjen dhe ka përsëritur disa here: Përgjegjësia është e Sali Berishës dhe vetëm Sali Berishës. Të gjithë ne e dimë që nuk është përgjegjësia e tij. Por e atyre zyrtarëve që pas besimit te Sali Beshirës, e përdorën duke mos mednuar vetëm për interesat publike.
Ju keni përgjegjesi për humbjen e Partisë Demokratike?
Të gjithë kemi përgjegjësi. Përgjësia ime është aq sa përgjegjësia e një parlamentari, që s’ka qenë kurrë në qeveri. Matja e kontributit të cdo individi ka të bëjë me detyrën që ka dhe detyra e Jozefina Topallit ka qënë kryetare e Parlamentit. Sigurisht unë di të mbaj pjesën time të përgjegjësisë. Por do doja ti sugjeroja partisë time që moraliteti është dicka e cila nuk eshte as demode as anakronike. Kjo vlen për gjith klasën politike. Më shumë se kurrë opozita duhet shfaqur me vlera morale, te jete perfaqësuesi i qytetarëve, të përcjellin integritet për interesat e mëdha kombetare.
E keni sulmuar Partinë Socialiste gjatë detyrës tuaj si kryetare e kuvendit. Ndjeni pendesë apo i qëndroni asaj që keni bërë?
Mbas Sali Berishës, Jozefina Topalli ka qënë target për tetë vite. Njërezit bëjnë analizën e tyre. Nuk jam dakort se nuk jam kam kursyer socialistëve. Pertej historisë së imazhit, humbin thelbin dhe substancën. Nuk ka asgjë më të rëndësishme ëpr një kryetar kuvendi sesa të cojnë përpara axhendën e parlamentit dhe parlamentarizmin. Aty Jozefian Topalli ka qënë shumë herë vetëm.
Cdo të thotë vetëm ?
Vetem, sepse jo gjithmone kam pasur kryetarin e grupit në detyrën e tyre, dhe në këtë kuptim kam dashur të mbroj të tjerët dhe socialistët mund të kishin të drejtë.
Po Z. Berisha që merr fjalën 1 orë. A ëshët shkelje e rregullores ?
Jo, nuk është shkelur rregullorja sepse ëhstë një praktikë parlamentare e adaptuar nga unë për zotin Ruçi. Sepse Z. Ruçi e ka marrë fjalën në cdo kohe. Aq sa ka dashur. Në kuptimin e kundërshtarit politk unë vleresoj avokatinë që ai I ka bërë dhe vazhdon I bën partisë socialiste. Por Z.Meta personalisht, ka shkelur rregulloren. Ajo që ka ndodhur në 20 shkurt në sallën e seanca plenare, duke futur jasht cdo rregulli, ne shkelje te tete neneve të rregullores, në shkelje të kushtetutës, të ligjit për ILDKP. Ai qoftë që ia lejon vetes. Në 23 vite, kurrë, as Skënder Gjinushi nuk ka guxuar të ndërmarrë një vendim që ka të bëjë me shkeljen e një vendimi të vetë kuvendit të Shqipërisë. Rregullorja e Kuvendit nuk është kot, ëshët kushtetuta mbi të cilin funksion parlamentarizmi. Nuk ka ndodh kurrë të mos mblidhet konferenca e kryetareve, te mos respketohen afatet dhe mbi te gjitha mosnjohja e vendimeve te legjislaturës së kaluar se mua më duhet ILDKP për arsye të caktuara. Në bazë të ksuhtetutës, vetem Presidenti I Republikës ka të drejët ët propozojë titullarin e ILDKP-së. AJo që ka ndodh në 20 shkurt është gjeja me e rende. Dhe pergjegjesiai takon Ilir Metes si kryetar i kuvendit. Ky parlament në gjashtë muajt e fudnit është ktheyr në noter të qeverisë.




