Intervista/ Petrit Vasili: Integrimi i bllokuar, ndersa Gonzato thote:”Rrofsha unë”!
Nga Petrit Vasili
Kjo puna e zyrtareve diplomatike qe sherbejne ne Shqiperi eshte kthyer vertet ne nje hall te shtuar per shqiptaret.
Ky ambasadori i BE ne Tirane pergjegjesite e te cilit jane te rendesishme per integrimin europian shfaqet vazhdimisht e me shume me qendrime gjithnje e më superficiale ndonese problemet behen me te thella e me kritike.
Mbyllja e hapesirave te trasparences politike dhe mediatike nga Rama kerkon te kunderten nga perfaqsuesit nderkombetare ne Tirane.
Por mjerisht kjo nuk po ndodh nga nderkombetaret si puna e ketij ambasadorit te BE, perkundrazi po mdodh rreshtimi ne krah te propagandes demagogjike te Rames.
Askush nuk ka nevoje per avokater te kalvarit te deshtimeve dhe korrupsionit te Rames, por ka nevoje per nderkombetare, qe vene gishtin ne plage dhe thone te vertetat ashtu sic jane.
Perkundrejt deklaratave te nje hipokrizie diplomatike deshtake te BE ne Tirane shqiptaret kane pare rezoluta shume forta te Parlamentit Europian, Raport Progrese shume kritike dhe Raport te OSBE per zgjedhjet e tmerrshme ne Shqiperi.
Pyetjet e medha, qe shtrohen jane:
▪️Cilit interes i sherben BE ne Tirane, qe sillet sikur vjen nga nje planet tjeter?
▪️Si ka mundesi qe fryma e dokumenteve kaq kritike europiane nuk reflektohet gjekundi ne qendrimet e BE ne Tirane?
▪️Perse mungon kritika e BE ne Tirane edhe kur shqetesimet e Brukselit jane te qarta e direkte qofte per pandeshkueshmerine dhe mbrojtjen e zyrtareve te larte te korruptuar, Portin e Durresit, per Amnistine Fiskale, pastrimin gjigand te parave te krimit dhe narkotrafikut, Teatrin Kombetar, ligjin per mediat, pasaportat e arta etj?
▪️Perse nuk adresohen hapur nga BE ne Tirane debatet e Brukselit per shume çeshtje kritike te Shqiperise?
▪️Si mundet qe Ambasadori i BE ne Tirane flet ne emer te shqiptareve dhe thote qe ata e vleresokan punen e tij, nderkohe qe kane kaluar plot dhjete vjet nga Rekomandimi i pare per hapjen e negociatave ne nentor 2016?
PERFUNDIM:
Ambasadori i BE ne Tirane flet hapur per problemet e tij personale por mbyll gojen per problemet kritike, qe perballet vendi lidhur me integrimin.
Vonesat per integrimin ne BE jane fakt, ndersa Ambasadori i BE ne Tirane shfaq alibi te njejta demagogjike si Rama.
Shqiperia eshte de facto narkoshtet ndersa ambasadori flet per progrese imagjinare te Shqiperise, e cila ne cdo indikator eshte ne pikiate qe nga funksionimi i shtetit te se drejtes, barazia perpara ligjit, garantimi i prones private, garantimi i zgjedhjeve te lira, garantimi i te drejtes se protestes, i lirise se shprehjes qe jane themelet e nje shteti minimalisht demokratik.
Ambasadori duket qe ka vetem nje objektiv, qe te mbylle vitet e sherbimit te tij ketu ne Tirane si nje udhetim i bukur turistik disa vjecar, te cilin edhe me te bukur ja ka bere Rama dhe qeveria.




