Intervista për Katherimini/ Rama: Ajo çfarë ndodhi në Beograd s’do ndodhte kurrë në Tiranë

intervista RamaKryeministri Edi Rama deklaroi dje se ajo çfarë ndodhi në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, nuk do të ndodhte kurrë në Tiranë. Në një intervstë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama u shpreh se do të ishte ndjerë i turpëruar nëse incidenti i Beogradit do të kishte ndodhur në Tiranë. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë tha se ndjen keqardhje që politika në Beograd u shpreh me një gjuhë urrejtjeje kundër popullit të Shqipërisë, dhe jo siç thekson ai të dënonte dhunën dhe racizmin e tifozëve. “Unë do të ndihesha keq për veten time si Kryeministër i vendit në rast se forcat e sigurisë nuk do të arrinin parandalonin trazirat dhe të mbronin lojtarët në fushë, ku nuk do të kishte asnjë tifozët serb, ju e dini se nuk ka pasur tifozë shqiptarë? E para dhe më kryesorja nuk do të akuzoja qeverinë e një vendi tjetër për diçka që i takon qeverisë sime. E dyta, ju siguroj se nuk do të ishte kënduar me kore raciste dhe asnjë lojtar nuk do të dhunohej me pretekstin se në stadium u ngrit një banderolë fluturuese. Dhe e treta, edhe nëse pranoj për hir të bisedës se gjithçka do të merrte një rrjedhë të tillë të dhunshme si në Beograd, as unë dhe as Presidenti i Republikës nuk do të kishim mbajtur fjalime të tilla fyese kundër popullit serb siç bënë autoritetet e Beogradit me popullin shqiptar”. theksoi Kryeministri. Më tej, ai bëri të ditur se,: “Jam vërtet i çuditur sesi një banderolë fluturuese mund të ngjallë një furtunë të tillë nacionaliste në një stadium futbolli. Më çudit edhe verbëria me të cilën reaguan mediat ndërkombëtare. Në vend që të përqëndroheshin tek thirrjet raciste të 30 mijë njerëzve që bërtisnin “vrisni shqiptarët”, i thanë publikut se një flamur hodhi në erë gjithë takimin. E turpshme!”. Më tej, Rama nënvizoi se e ardhmja e të dyja vendeve është në Europën e Madhe, duke ripërsëritur se nuk ka asnjë plan për një “Shqipëri të Madhe”. I pyetur lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-greke, Rama siguron se nuk ka asnjë stanjacon, ndërsa ftoi homologun e tij grek Antonis Samaras për një vizitë zyrtare në Tiranë.

 

 

Share it :