Intervista / Mjeku neurokirurg: Shqiptarët, një ndër popujt që vuajnë më shumë nga dhimbjet e shpinës

Për mjekun neurokirurg Fatos Bogdani, i cili merret çdo ditë me pacientë që kanë dhimbje shpine, shpjegon për gazetën se shqiptarët vuajnë në masë nga ky problem. Sipas tij, një ndër faktorët që sot shumë të moshuar kanë dhimbje të vazhdueshme të shpinës, janë punët e rënda që kanë bërë kur kanë qenë në moshë të re.

 

back-painDoktor, a mund të na thoni sa shqetësuese, janë dhimbjet e shpinës në Shqipëri?

Sot, 2 në 3 shqiptarë vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Pjesa më e madhe e pacientëve janë të moshave mbi 50 vjeç dhe dhimbja e shpinës lidhet shumë me atë që kanë bërë kur kanë qenë 20 apo 30 vjeç.

Çfarë do të thotë kjo?

Punët e rënda që në moshë të vogël, peshat të cilat trupi nuk i përballon dot, e japin efektin tyre së pari, përgjatë shtyllës kurrizore. Dhimbja vjen nga shumë faktorë, duke filluar që nga muskujt, ligamentet, fasetat, disku intervertebral eshtrat dhe nervat. Pra për mendimin tim të moshuarit sot vuajnë pasojat e viteve të kaluara, ku përgjithësisht zgjasin për disa vite.

Cilat janë disa nga këshillat që mund të jepen sot për njerëzit të cilët vuajnë nga dhimbjet e shpinës?

Së pari është shumë e rëndësishme, që çdokush i cili vuan nga dhimbje të shpeshta apo të rralla, të shpinës, duhet të marrë masa që të ulë barkun. Përse shërben ky fakt? Barku i madh rrit shtypjen në shtyllën kurrizore dhe është i destinuar që të tepër të krijojë probleme për shpinën. Ecja është një tjetër mënyrë për tu shmangur dhimbjeve të shpinës. Jo gjithmonë duhet të përdoret vetëm makina dhe ashensori, është mirë që të ngjisim shkallë sa më shumë, pasi është një ndër format që stërvit më mirë shtyllën kurrizore. Edhe duhani madje, është shkaktar i dhimbjeve të shpinës, pasi pengon qarkullimin normat të gjakut në shtyllën kurrizore.

 

Share it :