Industria që u promovua nga Rama sot mbrohet nga policia: Tarifa 500 – 1500 euro për çdo tavolinë Call Centeri

Industria që u promovua nga Rama sot mbrohet nga policia: Tarifa 500 – 1500 euro për çdo tavolinë Call Centeri

Për çdo tavolinë paguhet tarifë zyrtare tek policia dhe ata merrnin përsipër sigurinë tënde.

Industria e Call Centerave e cila u promovua vite më parë nga vetë kryeministri Edi Rama ka kthyer Shqipërinë në një parajsë fiskale e penale për ata të cilët zhvasin miliona euro nga shtetas europianë, thotë gazetari investigativ Artan Hoxha.

Nuk ka qytet të madh në Shqipëri që nuk ka nga këto lloj biznese Janë të shtrira aq sa lojrat e fatit” thekson gazetari në një interviste me video me emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

Hoxha kthehet pas në kohë duke kujtuar se ishte vetë Rama që e promovoi këtë industri.

“Nëse i kthehemi disa vite më parë, ka qenë një industri, të cilën po e promovonte kryeministri i vendit, nëse e kujtoni. Mbaj mend që thoshin që të punuar nga Korça, mund të kesh rroga 3.000, 4.000 euro apo 5.000 euro.

Në muaj ky biznes ka punësuar diku 18.000 shqiptarë. Dhe ky ka qenë dhe fillimisht një nga motivet pse nuk pati asnjë lloj filtri, asnjë lloj kontrolli për të parë realisht çfarë po ndodhte aty, cili ishte qëllimi. Kush ishin ata që e organizonin këtë biznes? Por merreshin vetëm me fitimet. Kush ishin të mashtruarit ose klientët, po i quajmë në term biznesi.

Unë vetë kam patur mundësi në një emision atëherë me përballë kryeministrin, duke thënë që shikoni, jemi duke krijuar një problematikë shumë të madhe me vendet e Bashkimit Europian. Dhe nuk do të jetë e largët dita kur policitë e vendeve europiane do të vërshojnë në Shqipëri dhe do të kërkojnë ose do të operojnë vetë për të goditur pikërisht këtë lloj industrie kriminale, e cila po zhvaste qytetarët europianë. Por, siç thashë, euforia ishte e madhe në Shqipëri, duke deklaruar që shiko se numri i të punësuarve është shumë i madh, rrogat që paguhen aty janë shumë të mëdha, objektet që merren me qira po ashtu sjellin të ardhura për ata që i kanë. Pra, po shikohej vetëm kjo pjesa e parë, duke e nënvlerësuar shumë pjesën thelbësore të kësaj historie. Madje kujtoj që në një moment kur në Shqipëri ata që e ndanin territorin, ose që e kontrollonin territorin, i kuptuan përmasat e vërteta të fitimit nga kjo industri, çfarë bënë? Ndërhynë për të goditur njërin nga themeluesit e kësaj industrie në Shqipëri. Mbaj mend që ishte një shtetas gjeorgjian, me pasaportë të Izraelite. Pra, ishte hebre, i cili u ndalua nga autoritetet tona dhe policia e shtetit e largoi nga Shqipëria, e deportoi si një qytetar i cili shkaktonte shqetësime për qytetarët në Tiranë. Dhe ai prej të njohurve që kishte deklaroi që jam gati thoshte t’jua dhuroj biznesin që kam, vetëm më lejoni të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri, sepse kishte mundësi prapë ta rifillonte biznesin dhe të fillonte sërish aktivitetin e vet nga e para. Kaq pjellori ishte bërë Shqipëria për të krijuar këtë lloj industrie. Mundësinë nuk ja dhanë sepse nëse ai do të vazhdonte të punonte në Shqipëri pastaj mund të krijonte probleme pikërisht për ata që ja morën biznesin.

Po kush e mbron këtë industri që të mos preket por të vijojë normalisht?

“Call Centerat bashkë me lojërat e fatit janë dy industritë më fitimprurëse për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe sidomos për policinë e shtetit. Është një lloj biznesi që nuk funksionon dot pa marrë miratimin dhe mbështetjen e policisë së shtetit. Pra nëse nuk të garanton policia, ti nuk e hap dot këtë biznes. Dhe është një nga dy bizneset kryesore sot në Shqipëri që korrupton më shumë se çdo tjetër punonjësit tanë të agjencive të sigurisë. Duke filluar nga policia e shtetit dhe pastaj vazhdon tek shërbimi informativ dhe tek agjencitë e tjera. Atë që e nisëm si një mënyrë, si një biznes të re, si atraktiv, që punësonte të rinj nga Shqipëria, të cilët nga mund të merrnin rroga shumë të mira, kemi përfunduar në një vend cili vazhdimisht është i goditur nga operacione të policëve të vendeve të Bashkimit Europian, duke filluar nga policia gjermane, policia spanjolle, policia italiane, policia franceze, sepse qytetarët europianë që janë mashtruar më së shumti dhe që kanë humbur para më shumë, janë pikërisht nga këto vende europiane. Madje filloi, mos gaboj nga 2022-shi, 2023-shi, të thuhej që shiko, mos pranoni klientë nga Gjermania, se do të kemi probleme me ta. Po shikoni këtej nga Italia, nga Spanja, ose nga vendet e Europës Lindore, sepse është më e lehtë, është më e lehtë t’i ëh mashtrosh ata dhe t’i zhvasësh.

Prova e qartë se kjo industri mbrohet nga policia është pikërisht fakti se qendrat e call centerave nuk janë në periferi apo lagje të fshehura të Tiranës, por në qendër madje dhe në godinën e stadiumit kombëtar. Dhe në momentin kur sinjalizohen godina boshatiset brenda natës.

“Unë kam publikuar mos gaboj para shtatë ditësh, se si një ishte ambient ngjitur me stadiumin kombëtar, madje një objekt ishte brenda stadiumit kombëtar. U njoftuan në kohë dhe për tërë natën shkoi një nga këto automjetet dum-dum aty dhe ata menjëherë morën kompjuterat, tavolinat, i hoqën nga aty dhe i çuan në një vend tjetër. Pra, gjithë suksesi i tyre është i varur sa lidhje të forta ke me policinë.

Si funksionon kjo lidhje? Hoxha flet edhe për tarifa fikse

Fillimisht, ti kap drejtuesit e policisë, të cilët mbulojnë sektorin e krimeve. Pra fillimisht në drejtorisë, pastaj kalon te komisariati dhe nga komisariati kalon te inspektori i cili mbulon zonën ku ti ke vendosur atë hartën që ju referuat dhe në insert. Pra, ti paguan inspektorin që mbulon zonën, në fakt ti paguan drejtorin e nëndrejtorin ose shefin e komisariatit ose shefin e krimeve. Pastaj ata krijojnë rrjetën e cila të mbulon ty, e cila të monitoron, madje duke patur tarifa fikse. Pra, për këtë lloj, për këtë lloj biznesesh ilegale, tarifat fikse variojnë nga 500 euro për tavolinë, pra nëse ti ke vendosur 50 tavolina, paguan 500 euro deri në 1500 euro, në varësi të vendit ku ti je vendosur. Pra, sa më afër qendrës, sa më më me i fshehtë ose me i dukshëm mund të jetë ambienti, aq më e lartë është kjo tarifa që ti paguan. Pra, nga 500 deri në 1500 euro në muaj për tavolinë. Duket si ato pagesat që bëheshin për, për çdo rrënjë kanabisi.

Duke e ditur që fitimet dhe të ardhurat ishin shumë të mëdha, edhe kontrolli i policisë sigurisht ishte më korrekt. Të mbronin, por donin korrektësi. Për çdo tavolinë që ti vendosje, paguaje tarifën, pra ofrohej si tarifë zyrtare kjo, dhe ti paguaje tarifën dhe ata merrnin përsipër pastaj sigurinë tënde. Prandaj në rastet e kolegëve italianë, ata mund të vijnë, mund të zbulojnë shumë nga këto baza ku janë të vendosura këto lloj biznesesh. Por nëse kthehen pas nja tre ditësh, ato s’do t’i gjejnë më. Si është e mundur që ata zhvendosen kaq shpejt? Zhvendosen kaq shpejt sepse ata marrin informacionin nga ata që i paguajnë. Në fund të fundit, ata nuk po e paguajnë kot policinë. Domethënë, unë po të them që dy të ardhurat kryesore ka sot policia, lojërat e fatit, ku është një industri e frikshme, në përmasat që ka shkuar sot, dhe call center-at.

Madje duhet të kujtoj që në diku nga viti 2020, kur ende COVID-i, pra në fillim, në janar dhe shkurt, kur COVID-i nuk kishte filluar akoma, disa nga biznesmenët e fuqishëm në vend, plot tre prej tyre, më kanë, më kanë kërkuar takim dhe më kanë thënë ore, a e di ti ç’po ndodh me këto call center-a? A e di ti sa miliona euro fitohen aty? Sa para qarkullon aty? Domethënë, bëri përshtypje. Dhe njërit prej tyre nga ata që rëndom quhen oligarkë, i thashë, po mirë mo, kur u fitoka gjithë kjo para e madhe, pse bëheni xheloz ju? Kupto? Pse, pse ju jeni i shqetësuar? Imagjino kur janë xheloz dhe oligarkët, çfarë lloj leku është.

Share it :