I veshur i tëri me të zeza, Ramush Haradinaj i vetëm ‘tek pull’ alarmon serbët: Ishte i armatosur

Media serbe “Alo!” pretendon se Haradinaj ka qenë i armatosur teksa ka vizituar një ditë më parë krahinën e Shalës, në kufi me Serbinë.

Një ditë më parë, ish-kryeministri i Kosovës, publikoi një video në rrjete sociale, ku shihej i veshur i gjithi me të zeza, nga veshja tek syzet e kapuçi.

Haradinaj në video, e cilësoi zonën si më të bukurën e Kosovës, ndërsa shtoi, se pak më tutje janë dhe disa fshatra të banuara nga serbët.

Por kjo shëtitje e ish-kryeministrit, nuk është parë me sy të mirë nga mediat serbe, që siç duket e kanë marrë videon në formën e një “kërcënimi”.

“Armatoset Haradinaj, video tronditëse po përhapet në Internet!” shkruan “Alo”.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :