HIJE SKANDALI/ Askush s’ka faj se skela në objektin e ndërtimit shembet dhe plagos dy persona në rrugë. Prokuroria çon për pushim rastin “Arlis Ndërtim”

Plagosja e dy qytetarëve në bulevardin “Gjergj Fishta” si pasojë e rënies së skelave në rrugë rrezikon të mbetet pa autor.

Firma “Arlis Ndërtim” që po ndërtonte pallatin shumëkatësh nuk kishte respektuar rregullat e punës.Prokuroria e Tiranës në një përgjigje zyrtare për “Ora News” tha se procedimi në fjalë është dërguar për pushim, çka do të thotë, sipas Akuzës, se nuk ka vepër penale.

Nga provat e mbledhura në vendin e ngjarjes u vlerësua se në pallatin “Arlis” nuk janë respektuar rregullat e sigurimit teknik në punë.

Për këtë arsye u arrestuan 3 persona Zef Kalaj, Elton Osmanllari dhe Erjon Kanto. Por pavarësisht këtij incidenti, vetëm pak ditë u bllokuan punimet dhe më pas firma filloi sërish punë.Hysen Lavdëri, 72 vjeç, si pasojë e goditjes nga skela qëndroi për disa në spitalin e “Traumës”, ndërsa Imelda Shkembi pas një mjekimi la spitalin.

Ora News

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :