Faqet kryesore zyrtare online të ministrive në vend sot janë hakeruar nga një grup i quajtur “Redanons_Al Justice”, i cili i bëri për pak kohë praktisht ta paklikueshme këto faqe në versionin e tyre zyrtar. Kur klikoje adresat zyrtare të ministrive, në vend te tyre ishte publikuar një version i gjatë dhe një peticion prej 13 pikash nga grupi hakerues. Të hakeruara ishin faqet e ministrisë së Jashtme, Integrimit, Kulturës, Financave, Drejtësisë, Zhvillimit Urban, ministrisë së Ekonomisë, Shendetësisë, Inovacionit, Energjitikës dhe ministrisë për Çështjet Vendore. Vetëm dy ministri ajo e Mbrojtjes, e Bujqësisë, përfshi dhe Kryeministrinë i kishin shpëtuar hakerimit. Hakeruesit kane ngritur një seri problemesh duke nisur që nga reforma në arsim e cilësuar prej tyre e papranueshme, moszbatimin e vendimit të qeverisë për IMEIN-n e celularëve, shpërndarjen për njerëzit e varfër të mallrave kontrabandë të sekuestruar nga doganat etj. Nuk mungonin dhe mesazhet politike si ato për drejtësinë e cila konsiderohej totalisht jashtë kontrollit, dhe një mesazh drejtuar kryeministrit i cili akuzohej se po bën përpjekje për të uzurpuar kompetencat e presidentit. Mes të tjerash hakeruesit kërkonin dhe uljen me 50% të pagës së gjithë deputetëve




