Grabitja e tokës në Surrel, Dumani ‘uli qepenin’ e SPAK, çoi çështjen në Prokurori, Kalaja: Prokurori burri i gjyqtares, – ja ç’bëri Irena Gjoka

Grabitja e tokës në Surrel, Dumani ‘uli qepenin’ e SPAK, çoi çështjen në Prokurori, Kalaja: Prokurori burri i gjyqtares, – ja ç’bëri Irena Gjoka

E ftuar në TASK FORCË me Sonila Meçon në SYRI TV, avokatja Adriana Kalaja denoncoi një rrjet të qartë pengues të drejtësisë në Shqipëri.

Ajo tha se SPAK-u dhe GJKKO-ja nuk hetojnë kryeministrin Edi Rama dhe njerëzit e tij të afërt, ndërkohë që prokurorët e juridiksionit të përgjithshëm, si dhe kreu i SPAK ne atë kohë, Altin Dumani, “ulën qepenin” për çështjet që nuk i konvenojnë qeverisë.

Kalaja u shpreh se Prokuroria e Tiranës, e diktuar nga Dumani, mori çështjen për tokën e Surrelit që ajo kishte kallëzuar kundër Ramës dhe familjes së tij, duke bllokuar SPAK-un. Vendimi për mosfillim u mor pas gjashtë muajsh, në shkelje flagrante të ligjit, duke i dhënë kohë të mjaftueshme të fshihet çdo gjurmë

Gjyqtarja Irena Gjoka, e njohur për vendimet që favorizojnë persekutimin e opozitës, u përfshi në çështjen e Surrelit duke krijuar konfuzion dhe duke hequr kompetencën nga SPAK-u, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë. Sipas Kalaës, kjo është një manovër e qëllimshme për të mbrojtur Ramën dhe zyrtarët e tij.

Ajo kritikoi ashpër edhe Altin Dumanin, duke thënë se me qasjen e tij bllokohet hetimi i çështjeve të mëdha korrupsioni dhe grabitjes së pronave, ndërkohë që SPAK-u, në vend që të veprojë, ndihet i pafuqishëm përballë këtyre manovrave.

Kalaja përfundoi me një pyetje retorike: Çfarë duhet bërë me një sistem ku SPAK-u, Gjoka dhe Dumani bashkëpunojnë për të mbrojtur Ramën dhe klientët e tij, duke penguar drejtësinë për qytetarët?

Kalaja:

Pyetja që unë kur marr këtë lloj vendimi nga Gjykata e Tiranës, pra është ajo pjesa e sistemit në tërësi, se vendimet nuk merren vetëm nga GJKKO-ja apo nga SPAK-u, ka dhe prokurori të juridiksionit të përgjithshëm, atë që tha Elkeri dhe ne duhet ta shikojmë problemin në tërësinë e saj. Shikoni se ku godet Rama. Godet në individë të caktuar që nuk marrin vendimmarrje që do ai.

Pra dikush doli nga rrjeta, dikush i shpëtoi vëmendjes së kryeministrit. Tani ju e dini dhe unë do bëj një pyetje retorike, do ta lë pa përgjigje dhe çdo qytetar që po më ndjek, le t’ia bëj vetë përgjigjen. Se çfarë duhet të bëjmë ne sot, unë si kallëzuese, po edhe Partia Demokratike me Altin Dumanin. Po marr konkretisht veprimet e paligjshme në këndvështrimin tim. Nuk merrem unë as me thashetheme, as ka bërë këtë apo ka bërë atëherë. Atëherë, në 9 shtator, kam bërë kallëzimin penal për grabitjen e tokës në Surrel. Evidentohet qartësisht, përpos emrave të tjerë, se kam dhe kadastrën këtu, meqënëse doli çështja e kadastrës, se gjithë krimi në Shqipëri lind te kadastra. Aty e ka adresën.

Edi Rama, familjarët e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçi. Kallëzimi me 9 shtator 2024. Me 11 shtator, pra në kohë rekord, dy ditë, Altin Dumani e kalon për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Tani, pse më shqetëson mua kjo? Tani si mund të shohësh ti për kompetencë kryeministrin në Prokurorinë e Tiranës? Prandaj them unë e ka ulur vetë qepenin Altin Dumani. Me këtë vendimmarrje. Kur ti thua që unë si SPAK nuk e hetoj Edi Ramën, po unë do hetoj vetëm Sali Berishën, Ilir Metën, këta ishat, kurse këtë që është aktual ta hetoj Prokuroria e Tiranës.

E çon për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor të 2024-ës, Prokuroria e Tiranës as nuk merr vendim pushimi. E marrin qëllimisht vendim mosfillimi që ti mos jesh pjesë e procesit. Që vendimmarrjet të jenë dhomë këshillimi. Dhe, në shkelje të ligjit, sepse vendimi i mosfillimit thotë ligji është 15 ditor, pra u shtua dhe një prokuror tjetër që duhet çuar për kallëzim penal, po e marrin mbas gjashtë muajve merr vendim mosfillimi. Ndërkohë mund ta merrte shumë mirë vendim pushimi. Ka një problem tjetër. Për tokën e Surrelit ka vendosur një gjyqtare, nuk kam asgjë personale, por ka një problem të madh. Unë si kallëzuese kam thënë, Prokuroria e Tiranës nuk mund ta hetojë këtë çështje, se ka ca raste.

Nuk mund të shkojë Auloni në një gjyq që është gjyqtar vëllai i Aulonit. Ka ca rregulla. Gjënë e parë që do ta bëjë Floriani, për integritetin e vet moral, pavarësisht… do të thotë, unë jam dorëhequr për këtë arsye. Ndërkohë, prokurori i rrethit është bashkëshorti i gjyqtares që ka dhënë vendimin. Dhe unë i kam thënë, o çojeni çështjen në SPAK, ose… më e pakta, çojeni në Prokurorinë e Durrësit.

Vijmë te vendimi i Gjykatës së Tiranës. Çfarë thotë? Më jep mua të drejtë. Thotë, jo, kjo çështje është kompetencë e SPAK-ut dhe GJKKO-së, jo e Prokurorisë Tiranës. Nuk mund të marri Prokuroria e Tiranës vendime për zyrtarë të lartë, se e thotë neni 75/A i Kodit të Procedurës. Tani çfarë ndodh? Kaq rastësi që edhe kjo çështje shkon te Irena Gjoka? Edhe kjo çështje shkon te Irena Gjoka.

Pra, Irena Gjoka që persekuton opozitën, që dënon me arrest shtëpie ish-kryeministrin, ish-presidentin Berisha, çfarë thotë në fund? Ka dyshime kjo, thotë. Ta çoj thotë për konflikt kompetencash në Gjykatë të Lartë. Pra, kjo akoma ka dyshime që SPAK-u a do të hetojë apo jo kryeministrin. E çuan dhe këtë në Gjykatë të Lartë.

Çfarë thotë Gjykata e Lartë? Gjykata e Lartë më jep prapë të drejtë mua. Thotë, është GJKKO-ja dhe SPAK-u thotë që duhet të hetojnë.

Jemi, jemi në 2025-ën. U bë viti. Tani çfarë ndodh? Shkon çështja prapë te Irena Gjoka. Dhe Irena Gjoka tani mund të bëjë çfarëdo lloj vendimmarrje në lidhje me pavlefshmërinë e akteve. Por datën e kallëzimit penal nuk e ka në dorë Irena Gjoka. Atë e ka në dorë kallëzuesi kur e ka depozituar. Dhe ia çon SPAK-ut dhe SPAK-u prapë e bën me mosfillim. Nuk i dilte një vit e gjysëm çështja nëpër gjykata. Me mosfillim. Prapë çështja e kundërshtimit tim te Irena Gjoka. E lë në fuqi.

Çështja është në Gjykatën e Lartë, që unë kam çuar, për ta shqyrtuar sepse edhe dy shkallët e gjykimit, e bëjnë me qëllim dhe për të mos mbaruar në këtë pikë.

Është i njëjti vendim për Erion Veliajn, që unë e mora para disa ditësh nga gjyqtari Dritan Hallunaj. Sepse për një çështje që unë kisha kallëzuar Erion Veliajn, Altin Dumani po njëjtë e çon në Prokurorinë e Tiranës. Dhe Dritan Hallunaj me të drejtë thotë, a është Gjykata e Tiranës kompetente apo GJKKO-ja?

Dhe unë tani pyes publikun, çfarë duhet të bëjmë ne me Altin Dumanin shtator të 2024-ës ka ulur qepenin me SPAK-un.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :