Grabitja/ Deputeti Mark Frroku: Hajdutët, të maskuar si policë dhe ushtarë

Anxhela Tato

 

Rrëfimi i deputetit: U kërkuan punonjësve të shtriheshin barkas dhe të mos bënin asnjë lëvizje

 Mekanizmi i ngjarjes, policia: Grabitja brenda 5 minutave, u vodhën 1.6 milionë lekë

 

 

grabitja1“Katër persona të armatosur, të veshur si policë dhe dy të tjerë si ushtarakë, u kërkuan të gjithë punonjësve që të shtriheshin barkas. Nën kërcënimin e armës e detyruan njërin nga punonjësit që të hapte arkën dhe t’i jepte paratë. Nuk e di se sa ishte shuma e saktë, por e rëndësishme është që nuk pati persona të lënduar”, – pjesë nga rrëfimi i deputetit Mark Frroku. Një ditë pas grabitjes në pikën e basteve deputeti tregon detaje nga ngjarja, ndërsa pohon se nuk ka arritur të shikojë pamjet filmike, pasi i ka marrë në ngarkim policia. Për deputetin, e rëndësishme është që nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, pasi jeta është më e çmuar se çdo gjë. Ai rrëfen se është vënë në dijeni nga punonjësit se në total kanë qenë katër grabitës, të kamufluar me veshje ushtarake dhe policia. Nën kërcënimin e armës janë futur brenda ambienteve të AML-së, duke kërkuar që të gjithë të pranishmit të shtroheshin në tokë. Ndërsa i janë drejtuar njërit nga punonjësit, duke e urdhëruar të hapte kasafortën. Sipas deputetit Frroku, në të tilla rrethana punonjësi nuk mund ta shmangte dot, pasi ishte nën rrezik jeta e tij. Në lidhje me shumën deputeti deklaron se nuk e ka idenë për vleftën e saktë, por dyshon se janë grabitur rreth 100 mijë euro. Deputeti Mark Frroku nuk ka asnjë dyshim se cilët mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje, ndërsa deklaron se hetimet tashmë janë në duart e policisë, të cilët kanë kryer të gjitha veprimet procedurale. Kohëzgjatja e grabitjes ka qenë rreth pesë minuta. Ndërsa nga ana e forcave të policisë janë duke vijuar hetimet për këtë ngjarje, pritet zbardhja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë. Ndonëse grabitësit kanë qenë të maskuar me maska të errëta, çka e bën të vështirë identifikimin e tyre. Blutë bëjnë me dije se djegia e automjetit ka shkatërruar edhe gjurmët e gishtave.

 

Dëshmia

 “Jam vënë në dijeni se në total kanë qenë katër persona, dy të veshur me rroba kamuflazhi dhe dy të tjerë si policë. Ishin të maskuar dhe në dorë mbanin kallashnikovë. Ka qenë paradite, kur ata kanë hyrë në lokal dhe kanë marrë paratë. Grabitësit kanë kërkuar që të gjithë klientët dhe punonjësit që ndodheshin brenda të shtriheshin barkas. Gjithashtu kanë thënë që asnjëri të mos guxojë që të lëvizë. Kasafortën ia ka hapur punonjësi. Është logjike që ai nuk mund ta shmangte dot një gjë të tillë. Ata i kanë drejtuar armën dhe ai u është bindur urdhrit. Unë nuk i vë faj atij, sepse po të isha edhe unë në vend të tij, të njëjtën gjë do të bëja. Ata të vrasin, nuk pyesin shumë në situata të tilla. Nuk e di me saktësi se sa para kanë marrë, sepse nuk është se i kisha numëruar, por mund të them se ishin diku aty tek 100 mijë euro. E rëndësishme është që nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar. Nuk janë aq të rëndësishme paratë, sa ç’është jeta e njerëzve. Jo, nuk kam dyshime tek askush. Nuk di se çfarë të them. Policia ka ardhur këtu dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Grabitja ka zgjatur diku tek 5 minuta. Grabitësit, pasi kanë marrë lekët, janë larguar me një makinë”.

 

 

 

Vetëvrasja/ Dyshimet e familjarëve: Është ndikuar nga broshurat e Jehovait

Akuza e prindërve: Në fashikull thuhet se pas vdekjes vjen ringjallja, po bëhet propagandë ndaj fëmijëve

 13-vjeçari u gjet i vetëvarur nga shokët, po e kërkonin për të luajtur

Vetëvrasja e 13-vjeçarit B. Xh., familjarët dyshime se u ndikua nga fletushkat e dëshmitarëve të Jehovait për ringjallje. Ndonëse janë ende të paqartë për motivin real, familjarët rrëfejnë se i mituri mund të jetë ndikuar nga këto fletushka, pasi si fëmijë nuk ka qenë problematik. “Gjetëm buletinet e dëshmitarëve të Jehovait dhe për ato dyshojmë. Ai nuk ka pasur asnjë problem në shkollë. Ka qenë fëmijë i shkathët, por jo grindavec. I vetmi shkak që mund ta ketë çuar në vetëflijim, është ndikimi nga broshurat e Jehovait. I gjetëm në banesë. Në një prej tyre thuhej se Jezusi ka vdekur duke perënduar dielli dhe ka shkuar në parajsë. Fashikulli thoshte se pas vdekjes do të ringjallet prapë. E kishte pranë vetes atë fashikull. Ashtu siç thoshte fashikulli ka vepruar, ka varur veten. Po bëhet propagandë ndaj fëmijëve, të ndalohet kjo gjë”.

 

Prindërit

 “Djali ishte në klasë të gjashtë dhe ka qenë shumë i lëvizur. Nuk dihet si ka menduar, është absurde se pas vdekjes do të rikthehej nga parajse. I mituri ishte i katërti i katër djemve, më i vogli i tyre”, – thotë një prej xhaxhallarëve. Pasi kanë mësuar lajmin e hidhur, i ati dhe dy vëllezërit e 13-vjeçarit janë kthyer me shpejtësi nga Greqia ku punonin si emigrantë prej vitesh. Me lot në sy vëllai i madh tregon se si është lajmëruar. “Na thanë hajdeni se ka varur veten djali. Ishim në Greqi dhe për gjithë natën udhëtuam. Kisha tri ditë që isha larguar, nuk kishte asnjë problem, e lashë mirë si gjithmonë pas asnjë shqetësim asgjë s’kishte nuk i mungonte asnjë gjë. Ne nuk kemi as probleme ekonomike dhe as probleme apo konflikte në familje apo me njerëz të tjerë”. Por familjarët i bëjnë apel strukturave të shtetit të veprojnë. “Thirrja jonë është që prokuroria t’i zbardhë këto ngjarje kaq të rëndë. Nuk ka pse të rrinë duarkryq, kemi të gjithë fëmijë. Jemi të trishtuar se çfarë na kanë parë sytë dje. Të gjithë kanë fëmijë dhe duhet që shteti të hetojë për të zbardhur shkaqet. Fëmijët ndikohen nga telenovelat, nga broshurat e Jehovait. Ndalojini!”

 

Rrëfimi

Shokët e tij e kanë gjetur mbrëmjen e se hënës të varur në degën e një peme fiku, pak metra pas banesës ku jetonte me nënën e tij, rreth orës 19:00, pak para perëndimit të diellit, ndërsa mësohet se minoreni nuk kishte asnjë problem apo konflikt në familje në shkollë. Të afërmit e tij kanë hapur dyert e mortit. Ata tregojnë momentet sesi e kanë gjetur të varur shokët që e thërrisnin për të luajtur. “Ka qenë me shokë ka luajtur e ka qëndruar me ta gjithë ditën. Në mbrëmje një prej fëmijëve i thërriste, “O B. Xh, o B. Xh., hajde të luajmë me top”. I thoshte: “Pse nuk më përgjigjesh, pse je mërzitur me mua”. “Nuk dinte se ai ishte varur. Luante ditë për ditë me fëmijët”, – shprehet një prej të afërmve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share it :