Grabitësit terrorizojnë një çift bashkëshortësh në banesën e tyre në Gjirokastër, dhe u grabisin atyre disa sende me vlerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Thimio dhe Maria Cinos, në rrugën “Andon Poçi”.
Burime nga policia bëjnë të ditur se dy persona të panjohur kanë stakuar energjinë elektrike në banesën e çiftit, rreth orës 01:00 dhe më pas janë futur Brenda, duke kërkuar para dhe sende me vlerë. Ata kanë dhunuar të moshuarit dhe pasi kanë marrë disa sende me vlerë janë larguar menjëherë nga banesa. Çifti i të moshuarve ka telefonuar policinë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar identitetin e grabitësve.




