Gjykata e Lartë ka vendosur që të lirojë nga burgu ish-inspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Gjykata ka vendosur për Golemin masën “detyrim paraqitje”. Golemi u arrestua disa javë më parë me Ardian Fullanin, si përgjegjës për vjedhjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë. Por, ndërsa Fullani u lirua nga Gjykata e Apelit, Golemi u la në burg.




