Gjykata e Posaçme cakton 27 prillin për seancën e parë të gjykimit në themel ndaj Ilir Metës

Gjykata e Posaçme cakton 27 prillin për seancën e parë të gjykimit në themel ndaj Ilir Metës

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka, të cilët do të shqyrtojnë çështjen në vijim.

Sipas të dhënave, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa të pandehurit e tjerë, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, kanë zgjedhur procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Seanca e 27 prillit pritet të shënojë nisjen e procesit gjyqësor në themel, ku do të përcaktohet edhe ecuria e mëtejshme e çështjes.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi më 29 gusht përfundimin e hetimeve ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Po ashtu, janë dërguar për gjykim si të bashkëpandehur dhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :