GJK, 4 seanca për një vendim që nuk u takon”, Berisha: Lubia ka dy muaj që gris dokumente!
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur me qytetarët dhe simpatizantët në Kamzë, akuzoi Gjykatën Kushtetuese dhe veprimet e Belinda Ballukut, duke thënë se gjykatësit mbajtën katër seanca për një vendim që në mënyrë absolute nuk u takonte ta shqyrtonin.
Ai shtoi se çdo qytetar normal që ka proces gjyqësor do të kalonte nga Apeli në GJL e pastaj në GJK, por Lubia dhe gjykatësit e tjerë mbajnë çështjen dy muaj, duke fabrikuar dhe grisur dokumente.
“Gjykatësit 4 seanca për një vendim që në mënyrë absolute nuk u takonte ta shqyrtonin. Çdo qytetar shkon në Apel, nga Apeli në GJL nga GJL në GJK. Kurse Lubia, dhe këta gjykatës direkt GJK e mbajnë dy muaj. Ajo dy muaj duke fabrikuar duke grisur dokumente. Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka njeri, por ajo është Edi Rama.
Rama ishte i gatshëm këto 3-4 ditë ka pasur mbledhje shumë të rënda në Bruksel, me variante nga më ndëshkueset. Dhe që të ç’bëhet i gjithë procesi i integrimit, të ktheheshim te marrëdhënia tregtare e vitit 92. Vizë heqjes së vizave, hapjes së negociatave. Sepse ka vjedhur dhe kërkon me çdo kusht të bllokojë drejtësinë. Kjo është situata ku ndodhemi.”– tha Berisha.




