Një gomone që dyshohet se përdorej për trafikun e drogës është gjetur mëngjesin e sotëm në Zvërnec. Burime zyrtare nga policia e Vlorës, bëjnë me dije se gomonia rreth 6 metra e gjatë, u gjet e braktisur mëngjesin e së hënës.
Mjeti detar kishte dy motorë me fuqi 40 kw, ndërkohë që policia është duke krehur zonën dhe po kryen kërkime për të gjetur se kujt i përket gomonia. Nuk është hera e parë që policia gjen gomone të braktisur në ishullin e Zvërnecit apo edhe në gadishullin e Karaburunit. Në disa raste madje janë gjetur edhe sasi të mëdha droge, në pritje për tu trafikuar drejt Italisë apo Greqisë.




