Ja ku vijnë së bashku, dy bukuroshe, Genta dhe Leonora, që janë takuar në një sallon bukurie, dhe duken mjaft të lumtura së bashku, një pamje që jo shpesh shihet në estradën shqiptare. Përveç bukurisë ato ndajnë edhe diçka tjetër të përbashkët, të dyja janë të deklaruara si beqare. Genta ka shume vite që nuk është në lidhje, pas ndarjes nga Miloti, ndërsa Leonora është një beqare e përbetuar, së paku në sytë e publikut, që kurrë nuk ka zbuluar ndonjë lidhje të saj dashurie, deri tani.





