Genocid qeveritar’, Vasili: Shqipëria po shkretohet nga njerëzit, lindjet po bien në mënyrë dramatike

Genocid qeveritar’, Vasili: Shqipëria po shkretohet nga njerëzit, lindjet po bien në mënyrë dramatike

Nga Petrit Vasili

Shifrat e rënies së lindjeve po bien në mënyrë të frikshme, të pandalshme dhe të qendrueshme

Nga 2015 në 2025, numri i fëmijëve të lindur në vendin tonë ka rënë me 35%. Sot, në lojë është vetë ekzistenca e Shqipërisë.

Treguesit e rritjes së popullsisë janë katastrofikë në çdo pikëpamje. Ulja drastike e lindjeve dhe, si pasojë, ulja e popullsisë është treguesi më kritik dhe këmbana më e fortë e alarmit për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Zvoglimi i rritjes së popullsisë, rritja e pandalshme e shpopullimit dhe rritja shumë e peshës së moshës së tretë po shkaktojnë fundosjen graduale dhe pa kthim të vendit. Skema e pensioneve është në një rrezik shumë të madh, sepse raporti i të punësuarve dhe përfituesve vetëm përkeqësohet dita-ditës.

Ky moment kërkon nga qeveria zgjidhje emergjente, të forta dhe të mirëmenduara, afatgjata, duke paguar çfarëdo lloj kostoje financiare. Por një qeveri që vetëm vjedh, që vetëm shkatërron çdo element optimizmi dhe që nuk ofron asnjë siguri juridike, sociale, publike dhe ekonomike, i shtyn natyrshëm qytetarët që të mendojnë vetëm për mbijetesën e tyre, gjë që e pamundëson objektivisht zgjerimin e familjes me fëmijë të tjerë.

Shqipëria po shkretohet dhe po zbrazet tragjikisht nga njerëzit. Por kryedrama është se lindjet po bien në mënyrë drastike dhe të pandalshme. Shto këtu edhe qindra mijëra të tjerë që ikin të tmerruar nga vendi në emigracion.

Varfëria nuk ndalet, papunësia thellohet dhe tragjedia e familjes shqiptare është përpara syve të të gjithëve. Shqipëria po shkretohet nga njerëzit dhe kjo nuk ka ndodhur as në ditët më të zeza.

Një asgjësim i tillë i popullsisë është një GENOCID QEVERITAR i vërtetë.

Share it :