” Gati të vdesim”/ Tetë azilkërkues shqiptarë, në grevë urie prej 18 ditësh në Suedi

Suedi, greva e uriseTetë azilkërkues shqiptarë, mes tyre dhe gra, kanë hyrë në grevë urie prej 18 ditësh në qytetin Gävle pranë Malmös në Suedi. Ata kanë aplikuar për azil politik, me arsyetimin e se janë të rrezikuar nga gjakmarrja dhe se nuk munden të kthehen në vendlindje. Greva po zhvillohet në qytetin Gälve përpara Ministrisë së Migracionit. Shqiptarët në grevë nuk identifikohen, ata duan mbeten anonim për shkak se janë të frikësuar. Gratë flenë flenë në një tendë të ngritur në një lëndinë jashtë ndërtesës së migracionit. Ndërsa burrat në terren. Ata thonë se janë të përgatitur edhe të vdesin. Shqiptarët të cilët kërkojnë azil politik në Suedi për shkak të “Gjakmarrjes” në bazë të Kanunit, nuk njihet nga organet e migracionit si çështje për të përfituar azil politik. Policia shqiptare nuk mund të bëjë asgjë në lidhje më sigurinë e tyre, sipas shqiptarëve. Ingrid Thyr nga Komiteti për Azil shpjegon për mediat suedeze se kjo çështje duhet të sqarohet nga Ministria e Migracionit, pasi fakt është se në vitet e fundit ka pasur një numër të madh rastesh “gjakmarrjeje” në krahinat shqiptare, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët. Mari Al Adehesi nga këshilli shtetëror për mediat shpjegon se këta refugjatë janë në pragun e vdekjes dhe se moti i vështirë vetëm sa e përkeqëson gjendjen e tyre. Klas Hemlin, është një nga të rinjtë Gävle që janë në mbështetje të shqiptarëve dhe ai mendon se greva e urisë është një armë e mirë për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :