Gati për “plakun e urtë” të gjakmarrjes

Projekti/ Fillon nisma për botimin e veprave të profesor Anton Çetës. Përveç veprave autoriale të profesorit të ndjerë, Instituti Albanologjik i Prishtinës është duke punuar që të botojë edhe një vëllim me të dhëna nga aksioni i pajtimit të gjaqeve, të cilit i kishte prirë Çeta. Për këtë janë duke u kërkuar materiale nga qytetarët. Gjithashtu, do të botohet edhe një biografi e “plakut të urtë”

 

 

 

anton cettaInstituti Albanologjik i Prishtinës, përkatësisht, Departamenti i Folklorit i këtij institucioni ka filluar nismën për ribotimin e veprës së plotë të profesorit të ndjerë, Anton Çeta, që përfshin veprën e tij folklorike dhe atë studimore.

E veçanta e ribotimit të të gjitha vëllimeve të Çetës është se në kuadër të tyre do të botohet edhe vëllimi që mendohet se do të përmbajë materiale të papublikuara më parë, që ka të bëjë me pajtimet e gjaqeve gjatë viteve ‘90 të shekullit të kaluar, të cilave u pati prirë profesori.

Lajmi i parë është bërë i ditur nga familjarët e Çetës, të cilët nëpërmjet një faqeje në “Facebook”, e cila mban emrin Anton L. Çeta, kanë filluar të kërkojnë materiale nga qytetarët, të cilat nuk janë botuar më parë.

“Të dashur miq, kemi filluar përgatitjen e ribotimit të veprës së plotë të prof. Anton Çetës. Për të qenë sa ma i pasur ky komplet i librave kërkojmë nga ju që të na ndihmoni ta plotësojmë me materiale si: fotografi, shënime, intervista, korrespodenca apo edhe kujtime të shkruara, që lidhen me kontaktet që keni pasur me profesorin”, thuhet në njoftimin e publikuar një ditë më parë, në fund të së cilit jepen kontaktet e personave, tek të cilët mund të dorëzohen materialet.

Ndërkaq, gjatë një bisede për “KultPlus”, udhëheqësja e Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Leontina Gega-Musa, ka bërë të ditur se projekti ende nuk e ka marrë formën finale për kërkimin e mjeteve dhe se aktualisht është vetëm si nismë.

“Iniciativa është marrë, jemi në fazën e përpilimit të materialit. Tash për tash janë paraparë rreth dymbëdhjetë vëllime, por ende këshilli redaktues nuk e ka dhënë mendimin se sa vëllime do të dalin”, – ka thënë ajo.

Gega-Musa shpreson se qytetarët që zotërojnë materiale nga pajtimet e gjaqeve, çfarëdo qofshin ato, letërkëmbime, takime me profesorin e ndjerë, foto të përbashkëta nga aksioni i pajtimit të gjaqeve dhe të njëjta do t’i dorëzojnë në Institutin Albanologjik të Prishtinës për t’u botuar në një vëllim të veçantë.

“Kryesisht nga kontaktet, përvojën që e kanë njerëzit me të, jo vetëm gjatë kohës sa ka marrë pjesë në terren, në fshatra të caktuara, por kryesisht të aksionit të pajtimit të gjaqeve. Ne këtë e kemi bërë për ta pasur njërën nga vëllimet për figurën e tij në pajtimin e gjaqeve, ashtu edhe një vëllim ku do të ketë aspekte biografike të tij”, – ka nënvizuar udhëheqësja e Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Leontina Gega-Musa.

Anton Çeta ka lindur në vitin 1920 në Gjakovë dhe ka vdekur në vitin 1995 në Prishtinë.

Ai ishte shkrimtar, profesor letërsie, patriot i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë,

pozitë të cilën e kishte marrë në vitin 1990, kur ishte zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.

“Plaku i urtë”, siç ia kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje në hasmëri me njëra-tjetrën, gjë që kishte bërë që dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse të zhdukej krejtësisht deri nga mesi i viteve ‘90.

 

 

 

Ndahet nga jeta legjenda e Hollivudit Mickey Rooney

Aktori amerikan vdiq të dielën në moshën 93-vjeçare në Los Anxhelos, njoftojnë mediat amerikane. Rooney e filloi karrierën e tij si një yll fëmijë që në vitet 1920. Fytyra kuqalashe, flokët e kuqe dhe paraqitjet e pasjellshme – këto karakteristika e bënë të njohur dhe të dashur që në moshë të re, Mickey Rooney me emrin e tij artistik. Emri i vërtetë i tij ishte Joe Yule Junior. Rooney lindi më 23 shtator 1920 në Bruklin, si biri i Nell dhe Joe Yule. Prindërit e tij ishin artistë të njohur dhe kështu Mickey qëndroi në skenë që në fëmijëri. Në moshën shtatë vjeçare ai ishte kryeprotagonist i një serie filmash humoristikë me metrazh të shkurtër. Si 14-vjeçar Rooney kishte luajtur tashmë në 80 filma. Në vitin 1935, ai luajti Robinin në versionin filmik të Max Reinhardt të veprës së Shekspirit “Ëndrra e një nate vere” duke e impresionuar audiencën dhe kritikën. 93-vjeçari ka qenë i martuar 8 herë gjatë jetës së tij. I pyetur njëherë nëse do të martohej sërish me to, Rooney ka thënë se padyshim që do të martohej sërish pasi i kishte dashuruar të gjitha. Ndër çmimet më të rëndësishme të fituara prej tij mund të përmenden dy çmimet e “Academy Awards” në vitet ‘39 dhe ‘83 si dhe dy çmime “Oscar” në vitet ‘64 dhe ‘82. Aktori amerikan Mickey Rooney, i cili ka një nga karrierat më të gjata në historinë e Hollivudit, u na nga jeta të dielën (6.4.2014) në moshën 93-vjeçare, njoftoi media amerikane.

Share it :