Lady Gaga është artistja e paparashikueshme që bën gjithçka në skenë. 28-vjeçarja çdo ditë vjen ndryshe dhe tashmë zgjedhja e modelit të flokëve apo veshjeve, nuk çudit askënd. E veshur e tëra me të zeza ndërsa mbante qenin e saj të dashur, vihej re qartazi sërish ndryshimi i modelit të flokëve. Pak ditë më parë, artistja Lady Gaga vendosi të rikthejë vitet 1980, e ndërsa tashmë ajo ka prerë shumë shkurt flokët e saj të zinj.
Bar Rafeli ndahet për shkak të Mick Jaggerit
Supermodelja izraelite Bar Rafaeli është ndarë nga i dashuri i saj Adi Ezra, për shkak të xhelozisë së këtij të fundit. Thuhet se shkak për ndarjen është bërë një vallëzim i Bar Rafaelit me liderin e grupit Rolling Stones, Mick Jagger. Sipas të ish-dashurit, biondja e bukur ka kërcyer shumë afër me feministin Mick Jagger, pikërisht në festën e 29-vjetorit të saj. Pas këtij episodi thuhet se çifti ka pasur një zënkë të fortë, çka solli edhe ndarjen e tyre. Kohët e fundit supermodelja ishte shprehur se lidhja e saj ishte serioze, por koha tregoi të kundërtën. Bar Rafaeli ende nuk është shprehur rreth ndarjes, ndërsa Ezra i pyetur nga mediat nuk ka dashur të tregojë detaje të jetës private.
J.Lo tashmë me tjetrin
Jennifer Lopez thuhet të jetë në lidhje me valltarin profesional të “Dancing with the Stars”, Maksim Chmerkovskiy. Nuk kanë kaluar shumë ditë qëkur këngëtarja i dha fund lidhjes me Casper Smart dhe tash po spekulohet se ajo ka gjetur një tjetër të dashur. “Është diçka e re. Ata janë miq dhe kanë kontaktuar qe një kohë”, – kanë thënë burimet. 44-vjeçarja ka vallëzuar me ukrainasin në ceremoninë e “American Music Awards” në nëntorin e kaluar. Maksim, 34 vjeç, në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktoren dhe modelen Kate Upton.
I dashuri në moshë i Hayley Roberts
Në çdo kohë ka vend shprehja “dashuria nuk njeh moshë”, e ky është rasti i aktorit të “Baywatch”, David Hasselhoff, i cili është lidhur me një vajzë me 28 vjet diferencë. Modelja Hayley Roberts dhe aktori David Hasselhoff kanë 28 vjet diferencë moshe, por kjo nuk shqetëson asnjërin prej tyre, madje thuhet se çifti është duke bërë planet për martesën. Vetë aktori Hasselhoff ka komentuar diferencën e madhe të moshës, kur gjatë programit “Chiambretti” u shpreh: “Unë kam një të dashur pak më të re, por në të vërtetë unë kam moshën e një babai”. David Hasselhoff është 62 vjeç dhe Haley Roberts, 34 vjeçe, vetëm 13 vjet më e re se vajza e tij.
Sharapova, imazh i ri i parfumit…
Maria Sharapova tashmë është përzgjedhur fytyra e re e parfumit të “Avon”-it, “Luck”. Në reklamën më të re të kompanisë së kozmetikës, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndërsa ajo ka shfaqur anën e saj elegante dhe luksoze. “Jam e lumtur të prezantoj “Avon Luck”, një parfum që na bën të themi të vërtetën dhe të shijojmë triumfet. Gjithmonë kam thënë sa më shumë të punoni, aq me fat ju jeni, sepse përpiqeni të arrini qëllimet e mëdha që i keni vendosur vetes”, – ka deklaruar fituesja e 5 titujve “Grand Slam”, Sharapova. Kjo fushatë vjen vetëm disa ditë pas triumfit për të dytën herë të tenistes Maria Sharapova, në “French Open”.




