Furrat e bukës e pastiçeritë pastrojnë para’, Muçollari: Qeveria sillet si kompani monopol, s’mbron qytetarët
Në një kohë kur çmimet në Shqipëri vazhdojnë të rriten në mënyrë të pashpjegueshme ndërsa të ardhurat e qytetarëve bien, realiteti për ta është tejet shqetësues.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, anëtar i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari shprehet se tregu shqiptar nuk po funksionon sipas logjikës normale, por po manipulohet nga skema që dëmtojnë drejtpërdrejt konsumatorët dhe biznesin e ndershëm.
Një pjesë e ekonomisë, veçanërisht biznese të vogla si furrat e bukës dhe pastiçeritë, po përdoren si fasada për pastrimin e parave me origjinë të dyshimtë, theksoi Muçollari, duke shtuar se këto njësi tregtare, nuk kanë si qëllim primar fitimin nga aktiviteti i tyre bazë, por legalizimin e fondeve të paligjshme.
Kjo u lejon atyre të operojnë jashtë rregullave të tregut, tha zyrtari i PD, duke vendosur çmime artificialisht të larta pa u shqetësuar për konkurrencën apo koston reale, ndërsa fenomeni krijon një konkurrencë të pandershme, duke e bërë praktikisht të pamundur për një biznesmen të ndershëm të mbijetojë.
Ndryshe nga vendet e rajonit, ku qeveritë ndërhyjnë me masa lehtësuese si ulja e taksave apo akcizave për të mbrojtur qytetarët nga krizat ndërkombëtare, qeveria shqiptare theksoi ndër të tjera Muçollari, duket se e sheh rritjen e çmimeve si një “oportunitet” për të mbledhur më shumë të ardhura në buxhet.
Rritja e çmimeve automatikisht rrit edhe volumin e taksave të mbledhura, si TVSH-ja, duke krijuar më shumë fonde për tendera dhe shpenzime publike, u shpreh ai, duke shtuar se kjo qasje e qeverisë, sillet më shumë si një kompani monopoliste që kërkon të maksimizojë fitimet e saj, dhe jo si një mbrojtëse e interesave të qytetarëve.
Se si reagon tregu shqiptar në raport me ndryshimet që ndodhin në tregjet ndërkombëtare, çmimet në Shqipëri kanë një formulë që jo fort të rregullt dhe jo fort të drejtë, por herë pas here të zhdrejtë, që do të thotë që kemi vënë re që në Shqipëri çmimet vazhdojnë rriten ndërkohë varfëria apo të ardhurat bien, kështu që kjo nuk është një raport normal i tregut. Dhe kanë lidhje me një qasje dhe një me një përqasje më saktë të qeverisë për një model ekonomik se si zhvillohet vendi.
Dhe kur ti modelin ekonomik e bazon në pastrimin e parave, atëherë patjetër që do të ketë një deformim të tillë, sepse koncepti i pastrimeve të parave, përveç se në një farë mënyre i bën dëm shtetit, deformon tregun, ai krijon dhe një raport jo real, që do të thotë që unë kam dëgjuar që kohët e fundit ose vitet e fundit ka shkuar pastrimi i parave dhe nëpërmjet furrave të bukës apo pastiçerive.
Që do të thotë këto biznese, nuk kanë, nuk kanë, nuk kanë, nuk kanë qëllim në një mënyrë apo një tjetër të krijojnë dhe të fitojnë para nga biznesi primar. Por ata qëndrojnë në treg, vendosin çmime të larta, pasi me çmimet e larta mundet në një mënyrë apo një tjetër të pastrojnë më shumë para dhe në një farë mënyre këtu krijohet një realitet surreal ku të themi një biznesmen i ndershëm, i cili mund të kishte një furrë buke apo një pastiçeri, e ka të pamundur të konkurrojë pasi ai ka kosto reale, ndërkohë dhe duhet të fitojë dhe disa para për t’i investuar prapë në biznesin e vet apo për të mbajtur familjen e tij.
Ndërkohë në krahun tjetër kemi të bëjmë me një konkurrencë të pandershme, i cili do vetëm të pastrojë paratë, të cilët kanë ardhur në mënyrë të dyshimtë, që kryesisht vijnë nga paratë e narkotrafikut, por edhe të korrupsionit, të cilët në vitet e fundit, siç e shohim, dhe domethënë skandali ze skandali. Kështu që e pari është, i pari është ky raport i qytetarëve në raport me çmimet në tregjet shqiptare, që do të thotë nuk ka një përputhje. Domethënë është i vetmi vend ku njerëzit vazhdojnë largohen në shifra shumë alarmante dhe ndërkohë çmimi i strehimit rritet.
Nuk ka një logjikë normale të një tregu, të një ekonomie tregu. Nga këtu fillon, nga këtu është gjeneza. Më pas, të themi kur ndodhin kriza ndërkombëtare, kur tregjet janë në krizë edhe shkaktojnë rritje të çmimeve, sidomos në faktorët bazë që rrit në një farë mënyre të gjithë çmimet e të gjithë zinxhirit që është nafta. Në qoftë se në vendet, të themi të rajonit, qeveritë e përgjegjshme duke qenë se e kuptojnë që gati është e papërballueshme për qytetarët dhe punojnë në funksion të qytetarëve, marrin masa drastike deri në heqje taksash të përkohshme, ulje akcize e të gjitha me radhë, qeveria jonë sheh si oportunitet për të mbledhur më shumë taksa.
Sepse rritja e çmimit, si pasojë e shumë taksave, rrit volumin e taksave të mbledhura. Që do të thotë më shumë para për tendera. Dhe në një farë mënyre, qeveria jonë minimalisht nuk ka reflektuar të paktën këtë, domethënë qeveria po sillet si një kompani e cila është monopol. Dhe po rrit të ardhurat në këtë moment ndaj qytetarëve të tyre. Ndërkohë që, dhe ky është gjithë problemi dhe gjithë raporti i tregut në Shqipëri. Mendoj që ka nevojë për një zgjidhje të thjeshtë, po ama për një zhvillim shumë të gjerë dhe strukturor në treg dhe në të gjithë sektorët të cilët përbëjnë në thelb tregun ekonomik apo raportin e çmimit e konsumatorit me furnitorin ku vendoset edhe




