FOTOLAJM/ Orban shkoi në fund të sallës kur nisi të flasë Zelensky
Një samiti i 27 udhëheqësve të BE-së është zhvilluar në Bruksel, kur kryeministri hungarez Viktor Orban po kundërshton fuqimisht ndihmën prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.
Tregues i qëndrimit kundërshtues të Orban është edhe një foto që qarkullon në internet që tregon kryeministrin hungarez larg nga vendi i tij, në rreshtin e dytë të vendeve, teksa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po flet në podium.
Në deklaratën e tij, Zelensky vuri në dukje, ndër të tjera, se paketa prej 90 miliardë eurosh do të shkojë për blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”.
Ditët e fundit Orban ka ashpërsuar tonet kundër Ukrainës teksa vendi është në fushatë elektorale.
Në fjalën e tij Zelensky tha se “ne duhet të vazhdojmë të përdorim çdo mundësi për të gjetur raketa për sistemet Patriot. Kjo është arsyeja pse programi PURL është i dobishëm”, shtoi ai




