‘Foltore me të rinjtë e FRPD’/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me aktivistët para protestës të 24 Janarit
Sot, më 23 janar, në selinë e Partisë Demokratike do të mbahet një takim i rëndësishëm në kuadër të “Foltore me të rinjtë e FRPD”, ora 18:00.
Aktivistë të rinj nga të gjithë Shqipëria do të mblidhen për të diskutuar për sfidat aktuale që po kalon vendi, si dhe për të ndarë qëndrimet e tyre mbi situatën politike dhe sociale.
Takimi do të zhvillohet në orën 18:00 dhe do të udhëhiqet nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe lideri i FRPD, Besart Xhaferri.
Një ditë pas këtij takimi, më 24 janar, Partia Demokratike do të organizon një protestë masive, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisjes aktuale dhe kërkimit të ndryshimeve që i shërbejnë qytetarëve.
Ky takim i sotëm është një hap tjetër në përpjekjet e opozitës për të fuqizuar bazën e saj dhe për të mobilizuar qytetarët e rinj në betejën politike që do të kulmojë nesër, më 24 janar, në protestën e shumëpritur.




