Nga Flamur Vezaj
Teo, kamikazi i partisë!
###
Kur lexova këtë letër nuk u çudita! Teo ka ushtru presion ose më sakt, sipas ligjit në Shqipëri, ka kryer vepër penale! Po kush ta procedojë!?? SPAK-u!?? Nuk besoj dhe as nuk çuditem për këtë! Po është i njëjti që ka hy në sallë të gjyqit dhe i ka bërë presion gjyqtarëve, që njëra prej tyre e nxori jashtë për “lecka”! Është i njëjti që shkon tek zyrat e prokurorëve e gjyqtarëve që i bënë presion dhe asnjë nuk ka reaguar! Kështu që ky “kamikazi” partisë përdoret aq shëmtuar sa me vjen keq që edhe disa ambasadorë në Shqipëri e besojnë! Ja pra “reformatorët” që kanë kap sistemin i kanë dhënë privilegj këtij “kamikazi” që të ushtrojë presion për interesat e tij, partisë apo edhe ndonjë tjetri! Imagjinoni në Belgjikë të bëjë të njëjtën gjë ku do të përfundonte!


#JaReformaDrejtesise#
P.S. Meqë ra fjala unë vazhdojë me pushime




