Qeveria dhe Bashkia e Tiranës e kanë përkujtuar të ndarë 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, ministra dhe deputetë të mazhorancës, kanë marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga Prefektura e Tiranës tek “Ushtari i panjohur”. Gjatë kësaj ceremonie nuk kanë munguar as portretet e Enver Hoxhës dhe thirrjet pro tij nga ana e disa veteranëve. Bashkia e Tiranës ndërkohë e ka përkujtuar këtë ngjarje tek “Varrezat e Dëshmorëve”. Në mungesë të Lulzim Bashës, që ndodhet në Bruksel, cremonia është drejtuar nga Enno Bozdo.




